Gjermania ka nisur të hënën një fushatë kombëtare të vaksinimit, me qëllim të rritjes së shkallës së imunizimit para stinës së dimrit.
Përveç vendeve të caktuara tashmë, tani njerëzit do të mund të marrin vaksina pa bërë termine paraprakisht në disa lokacione brenda shtetit, përfshirë disa biblioteka, qendra tregtare dhe xhami.
Ministri për Kancelari, Helge Braun, ka thënë të dielën se këto qendra për vaksinim do të mbesin të hapura edhe në javët e ardhshme.
Koha e fushatës së vaksinimit synon që të shmangë shkallë më të madhe të infektimeve në stinën e dimrit, ka thënë ai.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga këto mundësi.
“Vaksinimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë. Kurrë nuk ka qenë më shpejt”, ka thënë ajo, në një video të publikuar të dielën.
Vaksinat do të ofrohen edhe në stacionet e zjarrfikësve, nëpër tramvaj dhe afër fushave të futbollit.
Aktualisht, rreth 62 për qind e popullsisë në Gjermani është e vaksinuar plotësisht kundër coronavirusit.
Megjithatë, interesimi është raportuar të jetë ulur së fundmi.
Sipas ekspertëve, të paktën 75 për qind e njerëzve duhet të vaksinohen për të ulur ndikimin e valës së katërt të pandemisë, derisa përqindja duhet të jetë më e lartë për ta parandaluar atë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë
Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia