Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendës ambasadori amerikan Nicholas J.Giacobbe, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurorë me lule tek pllaka përkujtimore “Kosova kujton”, me rastin e 20- vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA.
Para pllakës përkujtimore të 11 Shtatorit, presidentja Osmani ka theksuar se sulmet e vitit 2001, zgjuan ndërgjegjen e gjithë botës. Sipas saj, në këtë përvjetor, Kosova rikonfirmon mbështetjen e saj ndaj SHBA-ve dhe nderon kujtimin për mijëra viktima të sulmeve terroriste, në mesin e të cilëve pati edhe shqiptarë.
“SHBA-të janë aleat i yni strategjik dhe i përhershëm. Sot jemi me ta, sikurse në çdo situatë tjetër. I kujtojmë viktimat e 11 shtatorit dhe e konfirmojmë edhe njëherë se si populli me proamerikan në botë do të qëndrojnë bashkë në luftimin e terrorizmit krahas SHBA-ve, por edhe duke e ndarë dhimbjen në ditë si kjo.
11 shtatori i vitit 2001, ishte thirrja e ndërgjegjes njerëzore, mobilizim kundër një te keqe të përgjithshme dhe rikujtim se solidariteti ndërnjerëzor në raste si ky sulm është garancë për një botë më të mirë dhe kontribut në luftën jo vetëm kundër terrorizmit, por edhe për lirinë, paqen dhe demokracinë në botë”, ka theksuar presidentja Osmani.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se sulmet terroriste të 20 viteve më parë në Kullat Binjake në Nju Jork ishin sulme kundër gjithë botës së lirë dhe vlerave demokratike. Për rrjedhojë, ka shtuar Konjufca, këto sulme ngjallën reagimin unik ndërkombëtar kundrejt kësaj të keqeje globale gjithnjë në rritje.
“Sulmet e 11 shtatorit 2001 tronditën qytetarët e Kosovës dhe mbarë popullin shqiptar, sepse midis dy kombeve tona është sendërtuar një lidhje e fuqishme miqësie e emocionale. Kosova vazhdon të mbetet partner besnik i SHBA-ve në të gjitha angazhimet ndërkombëtare të tyre“, ka theksuar kryekuvendari Konjufca.
Ndërkaq kryeministri Albin Kurti, tha se në këtë ditë, nderohet i gjithë kombi amerikan.
“Sot po përkujtojmë 20-vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse që na tronditën të gjithëve. Nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e 2977 viktimave të pafajshme dhe mbarë kombin amerikan” u shpreh kryeministri Kurti, ndërsa shtoi se Kosova bashkëndjen thellë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleat historik dhe pazëvendësueshëm i Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City