Udhëtimi i lamtumirës i Angela Merkelit në Ballkan thuhet të ketë qenë ide e ambasadorit Jan Hecker, i cili vdiq disa ditë më parë në Pekin. Hecker ishte një person shumë i respektuar në rajon.
Më 13 dhe 14 shtator, Kancelarja gjermane do të bëjë udhëtimin e saj të fundit zyrtar në Ballkanin Perëndimor.Në Beograd dhe Tiranë ajo do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e qeverive dhe shoqërisë civile të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Jan Hecker war ein weltoffener, kluger, feiner Mensch. Die EU-Perspektive der Staaten des Westbalkans lag ihm besonders am Herzen. Nicht nur hier arbeitete ich gerne mit ihm zusammen. Ich bin sehr traurig über seinen plötzlichen Tod. Mein Mitgefühl gilt seinen Liebsten.
— Michael Roth MdB ?? (@MiRo_SPD) September 6, 2021
Sipas qarqeve diplomatike në Berlin, iniciatori i këtij udhëtimi ka qenë ambasadori gjerman Jan Hecker, i cili vdiq ditë më parë në Pekin. Deri në fund të korrikut, ai ishte këshilltar i Merkelit për politikë të jashtme dhe të sigurisë dhe ka luajtur një rol kyç në politikën gjermane në Ballkanin Perëndimor. Lajmi për vdekjen e papritur të tij i trishtoi të hënën, 6.9.2021, jo vetëm Kancelaren dhe kolegët e tij më të afërt, por edhe shumë diplomatë, gazetarë dhe politikanë ndërkombëtarë, raporton dw.
“Jan Hecker ishte një njeri fin, i mençur dhe i hapur ndaj botës. Ai e kishte veçanërisht për zemër perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE” – shkroi ndër të tjera në një postim ngushëllimi në Twitter politikani socialdemokrat gjerman, Michael Roth, që është edhe ministër shteti për Evropën.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, gjithashtu postoi një mesazh, ku vlerësonte veçanërisht aftësitë dhe njohuritë e tij për rajonin: “Gjermania ka humbur një diplomat të madh dhe Serbia ka humbur një mik të madh,” shkroi ai. Sipas qarqeve diplomatike në Berlin, kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka shkruar një letër të gjatë ngushëllimi Kancelares. Shumë figura të tjera politike nga Ballkani Perëndimor gjithashtu shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. Të gjithë e quajnë mik.
Jan Hecker ishte Sherpa i pare Kancelares që nuk ishte diplomat. (Sherpa – kështu quhen këshilltarët e politikës së jashtme në zhargonin diplomatik. Ngjashëm si udhërrëfyesit malorë në Himalaja prej nga rrjedh termi, ata përgatisin takimet ndërqeveritare). Para se profesori i drejtësisë të fillonte punën si koordinator për politikën e refugjatëve në Zyrën e Kancelares, në vitin 2015, ai ishte gjyqtar në Gjykatën Federale Administrative në Leipzig.
Ndoshta ishte aftësia e paanësisë, aq e domosdoshme për këtë profesion, ajo veti që e bëri atë një bashkëbisedues kaq të vlerësuar për të gjithë politikanët e Ballkanit Perëndimor. “Ai ia dilte të zhonglonte mes krizave të shumta në të gjithë botën për të gjetur vend edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin,” thotë Nikola Dimitrov, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, i cili ka punuar shumë ngushtë me të. “Ai besonte fort në të ardhmen evropiane të rajonit tonë dhe u shkonte me themel problemeve tona i përqendruar, i saktë, me zgjuarsi dhe sinqeritet”, kujton Dimitrov në një prononcim për DW.
Në pranverën e vitit 2018, disa muaj pasi kishte ardhur në detyrë, këshilltari i ri i Kancelares bëri udhëtimin e tij të pare në këtë detyrë, në Ballkanin Perëndimor, duke dëshmuar kështu se kjo pjesë e Evropës është shumë e rëndësishme për Gjermaninë.
“Ai e kuptonte shumë mire se sa i rëndësishëm ishte roli gjerman në rajon,” thotë një diplomat i lartë gjerman në një intervistë për DW. Nuk kaloi shumë dhe do të shihej se angazhimi i niveleve të larta të Gjermanisë në rajon ishte imediat. Integrimi i vendeve të Ballkanit në Perëndimor në BE në atë moment po ngecte në vend, sidomos për shkak të rezistencës së Francës. Në Ballkan kishin nisur të përhapeshin zëra për plane për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve.
Jan Hecker do të bënte një tjetër udhëtim në Beograd dhe Prishtinë, në pranverën e vitit 2019, këtë herë me kolegun e tij francez, Emmanuel Bonne, për të parapërgatitur Konferencën e Berlinit të Ballkanit Perëndimor, në fund të prillit 2019, e cila synonte të jepte një shtysë përpara në dialogun Kosovë-Serbi.
Nuk ishte e lehtë, sepse krahas politikanëve të grindur mes veti të Ballkanit, ishte edhe ambasadori i atëhershëm amerikan, Richard Grenell, i cili, me porosi të Presidentit të tij, Donald Trump, nxiste një tjetër axhendë ballkanike që nuk ishte e koordinuar me BE-në. Konferenca e atëhershme në Berlin, vërtet që nuk do të arrinte t’i sillte liderët e Ballkanit në një vijë të përbashkët. Por në kujtesën kolektive të rajonit ajo mbeti si konferenca që i hoqi përfundimisht nga tryeza planet për ndryshimin e kufijve në rajon.
Edhe emërimi i ish-Ministrit të Zhvillimit të Gjermanisë, Christian Schmidt, si Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnjë-Hercegovinën, u bë gjithashtu me angazhimin e forte të Heckerit “në emër të Kancelares”, siç njoftoi vetë Schmidt në një postim në Facebook të hënën. Për Christian Schwarz-Schilling, një nga ekspertët më të njohur të Ballkanit dhe Bosnjës, emërimi i Christian Schmidtit, i cili u arrit me gjithë rezistencën e forte nga pala ruse, ishte një shenjë e “kthimit të një angazhimi të fortë të Gjermanisë dhe BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë”.
Sipas raporteve të medias gjermane, pas akreditimit të tij, në fund të gushtit, si ambasador në Kinë, Hecker donte të kthehej në Gjermani për të këshilluar Kancelaren edhe në muajt e fundit të saj në detyrë. Por kriza në Afganistan i ndryshoi planet e qeverisë gjermane. “Ai i shijonte udhëtimet e tij në Ballkan,” i tha DW-së një nga ish-bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. “E impresiononte veçanërisht biseda e hapur me bashkëbiseduesit e tij dhe vlerësimi që ata kishin për Kancelaren”.
Ky udhërrëfyes i mençur dhe modest i Kancelares do ta kishte shijuar edhe këtë udhëtim lamtumire në Ballkan, edhe për shkak të vlerësimit të bashkëbiseduesve të partnerëve ndaj tij. Fakti që 54-vjeçari, baba i tre fëmijëve të mitur, ndërroi jetë papritur, është veçanërisht i dhimbshëm, thotë Artur Kuko, ambasador shqiptar në Berlin, një diplomat i regjur karriere, por që këtë radhë nuk e fsheh trishtimin: “Ai nuk ishte vetëm një bashkëbisedues i këndshëm, që e kuptonte mire Ballkanin dhe angazhohej për të, por ishte edhe një mik i gjithë rajonit, në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse na thoshte edhe ato gjëra që ndoshta nuk na pëlqente t’i dëgjonim. Ky zë do të na mungojë”, thotë Kuko. /deutsche welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ne nuk duam të jemi amerikanë", kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles