LAJMI I FUNDIT:

“Më kafshoi, më pështyu me gjak dhe më goditi saqë nuk merrja dot frymë” – deklarata e ish-të dashurës së Boateng në gjyqin që mund ta dënojë deri në pesë vite burg futbollistin

“Më kafshoi, më pështyu me gjak dhe më goditi saqë nuk merrja dot frymë” – deklarata e ish-të dashurës së Boateng në gjyqin që mund ta dënojë deri në pesë vite burg futbollistin
(Fotomontazh: Daily Mail)

Ish-e dashura e Jerome Boateng, Sherin Senler – e cila është nënë e dy vajzave të tij – i ka thënë një gjykate në Gjermani, se futbollisti e kishte kafshuar dhe ia kishte pështyrë gjakun në fytyrë, si dhe e ka goditur në veshka aq fortë saqë nuk ka mundur të marrë frymë.

Lojtari i Lyonit i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij duke thënë se ka qenë ai që ishte sulmuar dhe se ish-e fejuara ishte bërë agresive duke e ofenduar dhe e kishte goditur duke ia çarë buzën.

Kampioni i botës me Gjermaninë, mëngjesin e të enjtes është paraqitur në një gjykatë në Munih për t’u përballur me akuzat për sulm kundër ish-partneres.


Sherin Senler, Jerome Boateng dhe vajzat e tyre (Foto: Daily Mail/AFP/Getty Images)

33-vjeçari akuzohet se i ka shkaktuar lëndime të rrezikshme trupore Senlerit, gjatë një incidenti të vitit 2018 derisa ishin për pushime në ishujt Turks dhe Caicos në Karaibe.

Në rast se shpallet fajtor, ish-futbollisti i Manchester Cityt dhe Bayern Munichut mund të dënohet deri në pesë vjet burg.

Sherin Senler (Foto: Instagram/sherin_senler)

Përfaqësuesit e tij vazhdimisht kanë deklaruar se akuzimet nuk janë të bazuara në fakte. Mirëpo, raportohet se gjykatës i janë treguar video-dëshmi për rastin.

Boateng nën hetime se ia kishte shqyer veshin Kasia Lenhardtit, një vit para se të vetëvritej – ai është nën akuza edhe për sulm fizik ndaj nënës së vajzave të tij
Lexo po ashtu Boateng nën hetime se ia kishte shqyer veshin Kasia Lenhardtit, një vit para se të vetëvritej – ai është nën akuza edhe për sulm fizik ndaj nënës së vajzave të tij

Boateng dhe Sherin kanë qenë në lidhje për dhjetë vite dhe kanë dy fëmijë bashkë. Ata filluan lidhjen në vitin 2007, mirëpo kanë pasur një lidhje me ndarje dhe ribashkime në disa raste.

(Foto: Twitter/Lilian Chan)

Çifti u nda në vitin 2011, po të njëjtin vit kur u lindën binjakët dhe asokohe flisnin vetëm përmes avokatëve. Megjithatë, ribashkimi i tyre ndodhi dy vite më pas dhe u fejuan, porse pas incidentit të vitit 2018 u ndanë sërish.

Ndryshe, ky ka qenë një vit turbulent për Boateng, pasi një tjetër ish-e dashur, influencuesja dhe modelja, Kasia Lenhardt, bëri vetëvrasje në një banesë në Berlin. Ajo vrau veten vetëm gjashtë ditë pasi futbollisti i dha fund lidhjes së tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Moment i sikletshëm për Lelën - reagon ashpër ndaj veprimit të Drilonit

Moment i sikletshëm për Lelën - reagon ashpër ndaj veprimit të Drilonit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Albërie Hadërgjonaj rrëfen mes emocionesh: Burri më tradhtoi në burg, u bëra 40 kile nga mërzia

Albërie Hadërgjonaj rrëfen mes emocionesh: Burri më tradhtoi në burg, u bëra 40 kile nga mërzia

Magazina
Ndodh puthja e parë në mes të Kevinit dhe Anës në Big Brother VIP

Ndodh puthja e parë në mes të Kevinit dhe Anës në Big Brother VIP

Magazina

"Humba shumë kilogramë dhe mezi flija", Drenusha Latifi tregon vështirësitë pas ndarjes

Magazina
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të

Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të

Magazina
Kalo në kategori