LAJMI I FUNDIT:

Ferran Torres, yll i Spanjës që i shënoi Kosovës në dy ndeshjet dhe synon rekordet e Raul Gonzales

Ferran Torres, yll i Spanjës që i shënoi Kosovës në dy ndeshjet dhe synon rekordet e Raul Gonzales

Ferran Torres vazhdoi me formën e tij të lart për shënimin e golave për Spanjën të mërkurën mbrëma kundër Kosovës në Kualifikimin për Kupën e Botës, duke shënuar golin e tij të 10-të për ‘La Roja-n’ në vetëm 20 ndeshje.

Nga ato 20 ndeshje, sulmuesi i Manchester Cityt, e ka nisur nga fillimi vetëm në 15 prej tyre – dhe kjo tregon se çfarë ndikimi ka pasur ai në vitin e tij të parë si lojtar reprezentues.

Aq shumë sa trajneri Luis Enrique me siguri duhet ta konsiderojë atë si një nga të paprekshmit e tij.


Torres pas golit ndaj Kosovës (Foto: Marca)

Në këto ndeshje, Ferran shënoi kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës (kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë), duke ndihmuar Spanjën të kthehej nga humbja ndaj Suedisë më 2 shtator.

Ferran mund të mposhtë arritjen e Raul

Dhe tani ai është vetëm tre gola larg nga të qenit golashënuesi më i mirë i Spanjës ndonjëherë para moshës 22 vjeç.

Ferran ka tri ndeshje – ose katër, nëse Spanja mund Italinë për të arritur në finalen e Ligës së Kombeve UEFA – për të mposhtur rekordin historik të vendosur nga Raul Gonzalez. E gjithë kjo në moshën 21 vjeçare, dhe madje pa qenë një Nr.9 tradicional.

Desevic e Torres në duel (Foto: FFK)

Ai ishte një nga tre lojtarët që filluan të tre ndeshjet e shtatorit te Spanja, së bashku me Carlos Soler dhe Unai Simon.

Ferran nuk ka qenë në formë vetëm me Spanjën, pasi ka krijuar hapësirë edhe ​​në formacionin startues shumë-konkurrues nën drejtimin e Pep Guardiolas te Manchester City.

Ai tashmë ka shënuar dy herë dhe ka dhënë një asistim në tre ndeshje të Ligës Premier deri më tani këtë sezon.

Torres te Man City (Foto: Premier League)

“Ende nuk mund ta besoj se po luaj në këtë ekip. Askush nuk është i pazëvendësueshëm dhe unë duhet të punoj shumë për vendin tim”.

“Unë jam vetëm falënderues për besimin e trajnerit tek unë”, ka thënë ai pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E pyeti Laportën për regjistrimin e Olmos, tifozi merr një përgjigje të prerë nga presidenti i Barcelonës

E pyeti Laportën për regjistrimin e Olmos, tifozi merr një përgjigje të prerë nga presidenti i Barcelonës

La Liga
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford

Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford

Ndërkombëtare
Historia rrëqethëse me djaloshin e verbër që ‘fshihet’ pas nënshkrimit me Ballkanin

Historia rrëqethëse me djaloshin e verbër që ‘fshihet’ pas nënshkrimit me Ballkanin

Superliga
Guardiola konfirmon se ylli i Man Cityt ka kërkuar largimin nga klubi

Guardiola konfirmon se ylli i Man Cityt ka kërkuar largimin nga klubi

Premier League
Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

La Liga
Ten Hag dhe Henry në garë për të marrë drejtimin e kombëtares së madhe evropiane

Ten Hag dhe Henry në garë për të marrë drejtimin e kombëtares së madhe evropiane

Përfaqësueset
Kalo në kategori