LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat në ndeshjen Kosovë – Spanjë: Mysafirët foto te statuja e Fadil Vokrrit, miqësia para ndeshjes, “Welcome to Republic of Kosova”, iluzioni i golit të Muriqit, xhudistët dhe fishkëllimat

Prapaskenat në ndeshjen Kosovë – Spanjë: Mysafirët foto te statuja e Fadil Vokrrit, miqësia para ndeshjes, “Welcome to Republic of Kosova”, iluzioni i golit të Muriqit, xhudistët dhe fishkëllimat

Kosova është mposhtur nga Spanja (0-2), në një ndeshje që djelmoshat tanë luajtën shumë mirë, nga fillimi deri në fund.

Golat për Spanjën i realizuan Pablo Fornals dhe Ferran Torres, nga një në secilën pjesë.

Një ndeshje që ishte tentuar të tensionohej pa nevojë nga mediumet spanjolle, por që shkoi shumë mirë nga fillimi deri në fund, ku u tregua një mikpritje e mirë për mysafirët.


Redaksia e Telegrafit ua sjell disa nga prapaskenat para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Tifozët spanjollë foto

Disa tifozë spanjollë para se të fillojë ndeshja, kanë bërë foto para statujës së Fadil Vokrrit që gjendet para stadiumit.

Miqësia mes dy ekipeve para ndeshjes

Kosova dhe Spanja me të zbarkuar në tapetin e gjelbër në “Fadil Vokrri”, lojtarët janë takuar me njëri tjetërin.

Aty u pa edhe një takim më përzemërt i dy sulmueseve kryesorë, të të dy skuadrave, Vedat Muriqit dhe Alvaro Moratas. Dyshja luajnë në Serie A.

Xhudistët në përkrahje të Kosovës

Yjet e xhudos kosovare, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, ishin të pranishëm në stadium.

Në nderê të tyre dhe sukseseve në Tokio 2020, atyre iu bë një koreografi në ndeshjen e kaluar.

“Welcome to Republic of Kosova”, koreografia e ‘Dardanëve’

Dardanët kanë përgatitur një koreografi, para ndeshjes mes Kosovës dhe Spanjës.

Flamuri ynë dhe me mbishkrimi “Welcome to Republic of Kosovo”, ishte koreogrqfia me të cilën janë mirëpritur mysafirët.

Minuta e 9, kujtimi për Fadil Vokrrin

Sikurse në çdo ndeshje, edhe në atë kundër Spanjës, në minutën e 9-të të gjithë të pranishmit në stadium u ngritën në këmbën për të nderuar legjendën Fadil Vokrri, duke ndezur edhe dritat e telefonit.

Fishkëllimat e “Dardanëve” në sulmin e Spanjës  

Kur Spanja kishte një rast të mirë në minutën e 25-të, Dardanet thërrasin krejt stadiumin që të ngritën në këmbë për të fërshëllyer. Ia arritën qëllimit pasi Spanja nuk shënoi.

Tre lojtarë për 45 minuta në nxehje

Valon Berisha, Florent Muslija, Fidan Aliti ishin në nxehje nga fillimi i pjesës së dytë. Asnjëri nuk u inkuadrua në lojë.

Iluzion goli

Në minutën e 52-të, Kosova kishte rastin më të mirë në ndeshje, kur Vedat Muriqi, doli i vetëm me Unai Simon, ndërsa gjuajtja e tij qëlloi vetëm rrjetën e jashtme.

Tifozët menduan ishte gol, ku u gëzuan për një çast.

Eric Garcia e Aro Muric, përqafohen pas ndeshjes

Ish shokë skuadre te Manchester City, Eric Garcia e Aro Muric, pas ndeshjes u përqafuan.

Tani ata bëjnë karrierë në skuadra të ndryshime, por miqësia duket se ka mbetur.

Dy tifozë hyjnë në fushë për të përqafur lojtarët spanjollë

Pas ndeshjes ishin dy tifozë që ishin të pranishëm në stadium, kalua rrethojat për të parqafuar lojtarët spanjoll.

Ata u ndalën nga sigurimi, duke mos arritur të plotësojnë ëndrrën e tyre.

Duartrokitjet pas ndeshjes

“Dardanët” duartrokitën lojtarët pas ndeshjes, me këngën “Besa-Besë”. Një pamje e bukur pas ndeshjes, ku tifozët ishin të kënaqur me paraqitjen e lojtarëve.

Fanellat

Shumë lojtarë të Kosovës, ndërruan fanellat me ata spanjoll, por dyshja Amir Rrahmani dhe Ibrahim Dresevic ua dhuruan tifozëve tanë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Premier League
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Serie A
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

La Liga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori