LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e dy fëmijëve nga zjarri në Gjakovë, Osmani ngushëllon familjen Sadrija

Vdekja e dy fëmijëve nga zjarri në Gjakovë, Osmani ngushëllon familjen Sadrija

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen Sadrija, të cilët kanë humbur dy fëmijët pasi zjarri kishte përfshirë shtëpinë e tyre.

Osmani në telegramin e ngushëllimit shkruan se bashkëndjen me familjet për humbje të parakohshme të fëmijëve të tyre, transmeton Telegrafi.

“E nderuar familje Sadrija, Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për shuarjen e jetëve të djemve tuaj në një aksident zjarri. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjet për këtë humbje të parakohshme të fëmijëve tuaj! I përhershëm qoftë kujtimi për ta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.


Ndryshe, Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur se dy fëmijë kanë vdekur në fshatin Ujz të Gjakovës pasi një zjarr ka kapluar shtëpinë.

Nysret Gjurkaj nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës kishte konfirmuar për Telegrafin se fëmijët janë të moshës 12 dhe 13 vjeçar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Walker: Asnjë anëtarë i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtarë i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori