Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur se dy fëmijë kanë vdekur në fshatin Ujz të Gjakovës pasi një zjarr ka kapluar shtëpinë.

Nysret Gjurkaj nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka konfirmuar për Telegrafin se fëmijët janë të moshës 12 dhe 13 vjeçar.

Në vend ngjarje është policia, zjarrfikësit dhe mjekësia ligjore.

Ai ka bërë të ditur se janë në përfundim të raportit dhe të dhënat tjera do të bëhen të ditura më vonë.

Ndryshe, në media u raportua se tashmë janë nxjerrë kufomat e fëmijëve të cilët vdiqën sot si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës. /Telegrafi/