LAJMI I FUNDIT:

Biden thotë se është i sigurt se Kina do të përpiqet të bëjë marrëveshje me talebanët

Biden thotë se është i sigurt se Kina do të përpiqet të bëjë marrëveshje me talebanët

Presidenti amerikan Joe Biden tha të martën se ishte i sigurt se Kina do të përpiqej të arrinte një marrëveshje me talebanët pasi kryengritësit islamikë morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht.

I pyetur nëse ishte i shqetësuar se Kina do ta financonte grupin, i cili është i sanksionuar sipas ligjit amerikan, Biden u tha gazetarëve, “Kina ka një problem të vërtetë me talebanët”.

“Kështu që ata do të përpiqen të bëjnë një marrëveshje me talebanët, jam i sigurt. Si Pakistani, ashtu si Rusia, ashtu si Irani. Ata të gjithë po përpiqen të kuptojnë se çfarë bëjnë tani”.


Shtetet e Bashkuara dhe Grupi i Shtatë aleatëve të tyre kanë rënë dakord të koordinojnë përgjigjen e tyre ndaj talebanëve, dhe Uashingtoni ka bllokuar qasjen e talebanëve në rezervat e Afganistanit, shumica e të cilave mbahen nga Rezerva Federale e Nju Jorkut, për të siguruar që ata të përmbushin premtimet e tyre dhe të respektojnë të drejtat e grave dhe të drejtën ndërkombëtare.

Por ekspertët thonë se një pjesë e madhe e asaj “varësie” ekonomike do të humbet nëse Kina, Rusia ose vende të tjera u japin fonde talebanëve.

Italia, presidentja aktuale e Grupit të 20 ekonomive kryesore – të cilat përfshijnë Kinën dhe Rusinë – është përpjekur të krijojë një takim virtual të G20 mbi Afganistanin, por asnjë datë nuk është shpallur, duke sugjeruar mosmarrëveshje mes grupit.

Këshilltari shtetëror kinez dhe ministri i jashtëm Wang Yi i tha sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në një telefonatë më 29 gusht se bashkësia ndërkombëtare duhet të angazhohet me talebanët dhe t’i “udhëzojë ata” pozitivisht.

Kina nuk i ka njohur zyrtarisht talebanët si sundimtarët e rinj të Afganistanit, por Wang priti në korrik Mullah Baradar, i cili që atëherë është emëruar si zëvendëskryeministër, dhe ka thënë se bota duhet të udhëzojë dhe mbështesë vendin ndërsa kalon në një qeveri të re në vend duke ushtruar më shumë presion mbi të. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

Botë

"Ne nuk duam të jemi amerikanë", kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë

Botë
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles

Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles

Amerika
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?

Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?

Amerika
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles

Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles

Amerika
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

Serbia
Kalo në kategori