LAJMI I FUNDIT:

Kurti falënderon personelin mjekësor dhe policët për punën gjatë pandemisë, fton qytetarët të vaksinohen

Kurti falënderon personelin mjekësor dhe policët për punën gjatë pandemisë, fton qytetarët të vaksinohen
Foto: Ilustrim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga COVID-19, ndërsa i ka falënderuar të gjithë punëtorët shëndetësor dhe policët për punën gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

Kurti u bëri thirrje të qytetarëve që nuk janë vaksinuar të bëjnë terminë për vaksinim, pasi sipas tij vaksina ka të mjaftueshme dhe çdo javë pranojnë doza të reja.

“…Këto tri javët e fundit janë javët më rënda për popullin e Kosovës, e më të vështirat për institucionet e shtetit. Mirënjohje e falënderim infermierëve dhe mjekëve për angazhim vetmohues për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga virusi në kohën nga varianti Delta është shpërndarë me të shpejtë e më gjerë se versionet e mëhershme. Faleminderit policëve që po kujdesen për zbatimin e masave e po punojnë me ndërrime me nga 12 orë”, tha Kurti.


Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që nuk janë vaksinuar të caktojnë terminë pasi sipas tij vaksina ka mjaftueshëm dhe çdo javë po pranojmë doza të reja.

“Deri më tani kemi administruara afro 1 milion vaksina, kjo është javë që mbërrin numrin 1 milion, prej të cilave 2/3 janë me dozën e parë, 1/3 edhe me dozën e dytë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori