Ditë më parë është dhënë si ide shtyrja e zgjedhjeve lokale, ndërsa për këtë kanë reaguar njohësit e proceseve zgjedhore.
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus dhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës janë shprehur kundër shtyrjes së zgjedhjeve, por sipas tyre mund të shkurtohet fushata zgjedhore apo të kufizohet lloji i aktiviteteve të fushatës.
“LVV paska hedhur në publik idenë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, me pretekstin se mund të përkeqësohet situata me pandeminë. Është mirë kur politikanët tregohen të ndjeshëm ndaj shëndetit të qytetarëve, por këtë ndjeshmëri nuk e kemi parë në zgjedhjet e 14 shkurtit kur ftonin qytetarët të merrnin pjesë në marshe masive të fushatës zgjedhore.
Atëherë mund të jenë ndjerë më afër pushtetit. Sot, kur me gjasë numrat nuk po dalin mirë për zgjedhjet lokale, përnjëherë shqetësohen për shëndetin publik!”, shkruan Krasniqi në Facebook.
Sipas tij, një gjë duhet pasur parasysh, që shtyrja e zgjedhjeve nuk e fsheh paaftësinë, papërgjegjësinë dhe pandjeshmërinë e shpërfaqur nga kjo Qeveri në gjithë situatën me pandeminë.
“Përtej kufizimeve ligjore për shtyrje të zgjedhjeve, nuk është as e nevojshme. E tëra çfarë duhet të bëhet është shkurtimi i fushatës zgjedhore në marrëveshje me të gjitha paritë politike. Gjatë kësaj periudhe të shkurtuar të fushatës të mos lejohen tubime publike përmbi numrin e lejuar nga IKSHPK-ja, dhe që secili aktivitet publik i fushatës të monitorohet nga inspektorët për respektimin e masave”, shkruan ai.
Ndërkaq, Eugen Cakolli nga KDI thekson se në Kosovë janë mbajtur dy palë zgjedhje në kohë pandemie dhe përvoja nga to tregon që ka fare pak të ngjarë që rritja e rasteve të ketë ndodhur si pasojë e ditës së zgjedhjeve.
“Pse me i shty zgjedhjet?!
Kur në mars të vitit 2020 ishte marrë vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë e pastaj në Mitrovicë të Veriut, kjo ishte bërë sepse as nuk e njihnim virusin, as nuk dinim si të mbroheshim prej tij, e as nuk kishim protokolle për mbajtjen e zgjedhjeve në kohë pandemie. Në atë kohë madje ishim në e mesin e dhjetëra shteteve që i kishin shtyrë zgjedhjet për shkak të pandemisë.
Sot, situata është krejt ndryshe. E njohim më mirë virusin, dimë si të mbrohemi prej tij e kemi vaksina, si dhe kemi protokolle për mbajtjen e zgjedhjeve. Askush nuk i shtynë më zgjedhjet për shkak të pandemisë, e ne s’kemi pse të jemi të vetmit.
Ne kemi mbajtur dy palë zgjedhje në kohë pandemie. Përvoja nga to tregon që ka fare pak të ngjarë që rritja e rasteve të ketë ndodhur si pasojë e ditës së zgjedhjeve”, shkruan ai.
Cakolli më tej thekson se ditën e zgjedhjeve ka pasur respektim relativisht të kënaqshëm të masave, si nga komisionerët ashtu edhe nga votuesit, ndërkaq edhe për ato pak raste të mosrespektimit, ka zgjidhje. “Zgjidhje janë kontrollet më të shpeshta dhe rigoroze nga institucionet përkatëse”
“Rrezikun mund ta minimizojmë edhe më shumë nëse, ta zëmë, vendoset që askush nuk mund të jetë pjesë e stafit zgjedhor (veçanërisht komisionerë) nëse nuk është i/e vaksinuar. Bartja adekuate e maskës për votuesit në gjithë hapësirën e qendrave të votimit duhet të jetë obligative.
Problemi ka qenë dhe është mbajtja e fushatës, pavarësisht kohëzgjatjes. Jo e fushatës si e tillë, por e llojeve të aktiviteteve që organizoheshin nga pikërisht nga subjektet politike, ku merrnin pjesë numër shumë i madh i qytetarëve, pa respektuar asnjë masë.
Andaj, shtyrja e zgjedhjeve nuk duhet të jetë fare opsion. Jo vetëm për shkak të komplikimeve të shumta ligjore që do t’i kishte një vendim i tillë në raport me mandatin e institucioneve lokale”, shkruan Cakolli.
Sipas tij, në vend të shtyrjes së zgjedhjeve ose shkurtimit të periudhës së fushatës, duhet që të kufizohet lloji i aktiviteteve të fushatës, duke mos lejuar numër të madh të qytetarëve në tubime, apo duke i ndaluar tërësisht ato, sepse ato paraqesin problemin kryesor.
“Mjafton vetëm të organizohen më shumë debate televizive, e fushata të orientohet nëpër rrjete sociale dhe platforma tjera të komunikimit elektronik”, shkruan Cakolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe