LAJMI I FUNDIT:

Aktori Jean-Paul Belmond ndërron jetë në moshën 88 vjeçare

Aktori Jean-Paul Belmond ndërron jetë në moshën 88 vjeçare
Foto: Jean-Paul Belmondo/ Getty Images

Një nga yjet më të mëdha të kinematografisë franceze, Jean-Paul Belmond, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Belmond i njohur me emrin artistik Bébel nga audienca franceze, u bë një nga yjet më të njohura të aktrimit në vitet e 60-ta dhe 70-ta , ai fitoi famë ndërkombëtare si ylli i filmit të Jean-Luc Godard, “Breathless”, shkruan Independent. Vdekja e aktorit u konfirmua nga agjenti i tij për AFP.

I lindur në vitin 1933 në periferi të Parisit, në lagjen Neuilly-sur-Seine, Belmond vazhdoi shkollimin në disa shkolla private duke tentuar të bëhej boksier. Më pas aplikoi në Akademinë prestigjioze Kombëtare të Arteve Dramatike dhe u pranua në vitin 1952, duke vazhduar të gëzonte suksese në disa prodhime teatrore.


Foto: Jean-Paul Belmondo /Getty Images

Godard, atëherë një kritik në revistën franceze të filmit Cahiers du Cinéma, vuri re Belmondon gjatë performancës në realizimin e “Un Drôle de Dimanche” të Marc Allegret në 1958. Ai i dha atij një rol në filmin e shkurtër, “Charlotte and Her Boyfriend”.

Belmondo shënoi rolin e tij të parë kryesor më vonë atë vit, në “Les Copains du dimanche” të Hendri Aisner. Në të njëjtën kohë po merrte vëmendje për interpretimin e tij në shfaqjen, “Oscar”. Ishte kjo e fundit që e ndihmoi të merrte një rol në filmin gangster “Classe tours risques” (1960).

Foto: Jean-Paul Belmondo/ Gilbert TOURTE/Gamma-Rapho

Në rolin e tij të madh, si Michel Poiccard, në filmin e Godard, “Breathless”, Belmondo siguroi statusin e tij dhe u bë i njohur për shfaqjet e tij si njeri i fortë me një avantazh joshës. Në atë kohë, The New York Times vërejti se Belmondos po i ofroheshin “më shumë detyra aktrimi sesa mund të përballojë”.

Ndër rolet e tij në vitet e 60-ta, u paraqit si një gangster në pension në “A Man Named Rocca” dhe si alkoolist në “A Monkey in Winter“. Belmond gjithashtu u bashkua me Godard për muzikalin, “A Woman is a Woman”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim

Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim

Magazina
Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës

Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës

Magazina
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim

Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim

Magazina
Dita Ndërkombëtare e Radios:

Dita Ndërkombëtare e Radios: "Radar" dhe "Wake Up" bashkojnë frekuencat

Magazina
Edhe pse të ndarë, Mevlani tregon pse i dërgoi Livias mesazh në Big Brother

Edhe pse të ndarë, Mevlani tregon pse i dërgoi Livias mesazh në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori