LAJMI I FUNDIT:

Osmani uron policinë në 22 vjetorin e themelimit: Mburremi me profesionalizmin tuaj

Osmani uron policinë në 22 vjetorin e themelimit: Mburremi me profesionalizmin tuaj

Në 22-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka shprehur respekt e nderim për profesionistët, ruajtësit e rendit, kujdestarët e sigurisë.

“Megjithëse forcë e re e rendit, Policia e Kosovës prej dy dekadash ka rritur shkallën e profesionalizmit me të cilën mburremi”, ka shkruar në Facebook presidentja Osmani.

Osmani shkruan më tej se gra e burra të policisë së Kosovës janë shembull i përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj shtetit dhe për këtë ka thënë se shteti u është mirënjohës.


22 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës, nderohen policët e rënë në detyrë
Lexo po ashtu 22 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës, nderohen policët e rënë në detyrë

“Përpjekja jonë për sundimin e ligjit nuk duhet pushojë asnjëherë. Këtë rrugë të nisur duhet ta kemi synim të çdoditshëm në ofrimin i sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Police e policë të dashur të Kosovës, urime 22- vjetori themelimit! Faleminderit që çdo ditë kujdeseni për garantimin e një mjedisi të qetë, të cilin e dëshirojmë të gjithë, e i cili bëhet i mundshëm në saje të profesionalizmit tuaj!”, ka përfunduar presidentja mesazhin e saj me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka e gjeti KQZ-në?

Çka e gjeti KQZ-në?

Lajme
KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora

KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora

Lajme
​Kapen artefakte e monedha romake, arrestohet një person në Gjilan

​Kapen artefakte e monedha romake, arrestohet një person në Gjilan

Kronika e Zezë
​Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”

​Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
GJKKO e la në burg, reagon sërish Veliaj: Dje kam zbuluar një skandal të rëndë në sallën e gjyqit

GJKKO e la në burg, reagon sërish Veliaj: Dje kam zbuluar një skandal të rëndë në sallën e gjyqit

Lajme
Kalo në kategori