LAJMI I FUNDIT:

22 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës, nderohen policët e rënë në detyrë

22 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës, nderohen policët e rënë në detyrë

Shënimi i 22 vjetorit të Policisë së Kosovës ka nisur me vendosjen e luleve pranë lapidarit të të rënëve në krye të detyrës. Ministri i Punëve të Brendshme dhe Drejtori i Policisë së Kosovës kanë nderuar policët që kanë humbur jetën në krye të detyrës, për të cilët kanë thënë se mbesin frymëzim për punën e gjeneratave të reja.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të Policisë se Kosovës, e cila po mbahet nën masat anti-Covid, ka thënë se policët që ranë në krye të detyrës duhet nderuar çdo ditë me angazhim.


“Sot ne nderuam ata por duhet kujtuar e nderuar çdo ditë me angazhim e vetmohim. Për një vit e gjysmë pandemi Policia e Kosovës ka qenë dhe mbetet në ballë të detyrës, ju falënderoj qe përkundër sfidave te mëdha nuk keni kursyer veten tuaj për mbrojtje e shëndetit të qytetarëve”, ka thënë ai.

“Si ministër do të angazhohem që Policia e Kosovës të jetë më profesionale, me integritet të lartë dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Garantoj qe do të angazhohem që polici i Kosovës të ndjehet i vlerësuar nga shoqëria e shteti me veprime konkrete”, ka shtuar ministri i Brendshëm.

E drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti kërkoi nga policët që të punojnë me profesionalizëm dhe asnjëherë mos të shkelin besimin e qytetarëve.

“Mos të shkelni kurrë besimin që qytetari na ka dhënë, punoni fort me profesionalizëm e kurajo. Në këtë ditë u drejtohem të gjithë të rinjve, të jesh pjesëtar i Policisë së Kosovës nuk është vetëm krenari apo privilegj, bartja e uniformes së shtetit nënkupton përgjegjësi. Kujtoj zyrtarët policor që kanë renë në krye të detyrës, ata janë frymëzimi për të vazhduar përpara”, ka thënë drejtori i Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori