LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo nuk ‘pajtohet’ me Solskjaerin për pozitën se ku do të luajë te Unitedi

Ronaldo nuk ‘pajtohet’ me Solskjaerin për pozitën se ku do të luajë te Unitedi

Cristiano Ronaldo nuk pajtohet me Ole Gunnar Solskjaer në pozicionin e tij më të mirë te Manchester United.

Të paktën kjo është ajo që Paulo Di Canio mendon, me ish-yllin e West Hamit që sugjeroi se pesë herë fituesi i Topit të Artë është kthyer në Old Trafford për të kërkuar vendin e tij në krah-jo për të luajtur qendërsulmues.


Ronaldo filloi karrierën e tij si anësor dhe vazhdoi kështu edhe te Djajtë  Kuq, Real Madridi dhe te Juventusi.

Kalimi i Ronaldos te Manchester United është lajm i keq për Van de Beek
Lexo po ashtu Kalimi i Ronaldos te Manchester United është lajm i keq për Van de Beek

Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Di Canio tha: “Ronaldo do të përmirësojë nivelin teknik, por ai bashkohet me një ekip me shumë sulmues”.

“Solskjaer tha se e shihte atë si një qendërsulmues, por Ronaldo nuk donte ta bënte këtë në Juventus”.

Piers Morgan kishte zhvilluar një bisedë private me Ronaldon, derisa ishte pyetur se kush është lojtari më i mirë në botë
Lexo po ashtu Piers Morgan kishte zhvilluar një bisedë private me Ronaldon, derisa ishte pyetur se kush është lojtari më i mirë në botë

“Unë ende e shoh atë duke filluar nga e majta, por United ka lojtarë të tjerë në të njëjtin pozicion, përfshirë Sanchon, i cili u transferua për 85 milionë euro”.

Di Canio shtoi: “[Marcus] Rashford do të kthehet, [Mason] Greenwood dhe [Anthony] Martial gjithashtu. Solskjaer i lë sulmuesit e tij të lirë përpara, kështu që kjo mund të jetë e mirë për Ronaldon”.

U tha se Mbretëresha ka kërkuar fanellë speciale nga United me nënshkrimin e Ronaldos në të - Sport Innovation Society del me postim reagues
Lexo po ashtu U tha se Mbretëresha ka kërkuar fanellë speciale nga United me nënshkrimin e Ronaldos në të - Sport Innovation Society del me postim reagues

“Ka entuziazëm, por mbetet për t’u parë nëse Ronaldo do të jetë një prani si ajo e Zlatan [Ibrahimovic]. Ndonjëherë, lojtarët e rinj pa shumë personalitet nuk e kuptuan se ai donte më të mirën prej tyre”.

Ronaldo do të bëjë debutimin e tij të dytë për Manchester United më 11 shtator kur Djajtë e Kuq do të luajnë me Newcastlen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori