LAJMI I FUNDIT:

Një javë nga hyrja në fuqi e masave antiCOVID, policia gjatë kësaj periudhe shqiptoi mbi 23 mijë gjoba

Një javë nga hyrja në fuqi e masave antiCOVID, policia gjatë kësaj periudhe shqiptoi mbi 23 mijë gjoba
Foto: Arkiv

Janë bërë një javë që kur Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e masave të reja antiCOVID-19.

E në kuadër të inspektimeve për respektim të këtyre masave Policia e Kosovës nuk po kursen ata që po i shkelin vendimet e Qeverisë.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 2223 gjoba në bazë të Ligjit COVID-19.


Prej 30 gushtit kur edhe kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID, e deri më sot nga Policia e Kosovës janë shqiptuar 23 mijë e 063 gjoba.

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID-19, nga sot fillon ora policore
Lexo po ashtu Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID-19, nga sot fillon ora policore

Më 30 gusht u shqiptuan 728 gjoba, më 31 gusht ishin 2.479, 1 shtator-3.981 gjoba, 2 shtator-4.263, 3 shtator-4.237, 4 shtator-2.794, 5 shtator-2.358.

Në bazë të Ligjit COVID-19 kapitullit V për masat ndëshkimore, neni 24 thuhet se: “1. Personi juridik i cili nuk e respekton vendimin e Organit kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve në kohën e caktuar, dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro;

2. Drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.

3. Personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.

4. Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.

5. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro.

6. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës fizike, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro”. /Telegrafi/

Dënimet në 24 orët e fundit

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori