LAJMI I FUNDIT:

Mosha e viktimave nga COVID-19

Mosha e viktimave nga COVID-19
Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 24 persona nga COVID-19.

Sipas raportit, 13 nga viktimat ishin të gjinisë femrore dhe 11 të gjinisë mashkullore.

Prej tyre, 10 nga personat e vdekur janë të moshës ndërmjet 60-69-vjeç, 7 të moshës 70-79, 3 të moshës 80 vjeç e tutje, 2 persona të moshës 50-59-vjeç, një person i moshës 30-39-vjeç dhe një person i moshës 00-09 vjeç.


Po ashtu të dielën në Kosovë është shënuar rritje e rasteve të pacientëve në kujdes intenziv për shkak të sëmundjes COVID-19.

Të shtunën ishin raportuar 73 pacientë ndërsa të dielën (5 shtator) ky numër është rritur në 87.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) tha se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.207 pacientë, prej tyre 1.101 janë të konfirmuar me koronavirus.

24 të vdekur dhe 890 raste të reja me coronavirus në Kosovë
Lexo po ashtu 24 të vdekur dhe 890 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Prej tyre, 1.026 po trajtohen me oksigjeno-terapi.

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 418 pacientë të shtrirë, 413 prej tyre COVID-19 pozitivë, 354 me trajtim përmes oksigjeno-terapis. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 789 pacientë, 688 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 672 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Deri më 5 shtator janë dhënë mbi 922.623 vaksina kundër koronavirusit.

Në total, 307.467 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk e ka përjashtuar mundësinë e masave të reja para 13 shtatorit, deri kur janë në fuqi masat e fundit të ndërmarra nga qeveria./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Kalo në kategori