LAJMI I FUNDIT:

Lukaku tregon arsyet e largimit nga Interi: Në mendje e kisha vetëm Chelsean

Lukaku tregon arsyet e largimit nga Interi: Në mendje e kisha vetëm Chelsean

Romelu Lukaku ka qenë këtë verë njëri nga lojtarët më të përfolur.

Sulmuesi belg u rikthye te Chelsea, pasi londinezët e kërkonin me ngulm dhe arritën ta transferonin nga Interi për 115 milionë euro.


Belgu ka treguar momentin kur shkoi të bisedonte me trajnerin Simone Inzaghi për t’i kërkuar që ta linin të lirë të rikthehej në Londër.

Interi kishte refuzuar tri oferta të njëpasnjëshme të Chelseat për belgun, derisa vet Lukaku tha se mendja e tij ishte vetëm te londinezët.

“Kur Chelsea ofroi 110 milionë euro plus kartonin e Zappacostas, ishte oferta e tyre e tretë, kuptova që gjërat ishin bërë serioze dhe me mendje nuk isha më në Milano”.

“Interi e kishte refuzuar edhe këtë ofertë dhe unë u detyrova të shkoja të flisja me Simone Inzaghin në zyrën e tij në mënyrë që palët të gjenin një akord. Edhe pse me trup isha ende në Appiano Gentile me mendje isha që atëherë te Chelsea”, tha Lukaku.

28-vjeçari ka deklaruar se do t’i jetë gjithmonë falënderues Interit që e nxorri nga telashet që kishte sa ishte pjesë e Djajve të Kuq.

“Interi më nxorri nga telashet në një moment jo të mirë për mua dhe për këtë do t’u jem gjithmonë mirënjohës, Interin mund ta lija vetëm për Chelsean”, deklaroi belgu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori