Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një sqarim tjetër para ndeshjes Kosovë – Greqi.
Dardanët do të përballen me grekët të dielën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Për këtë takim do të lejohen vetëm 10 për qind e kapacitet të tifozëve, derisa FFK ka sqaruar edhe një herë se nuk ka bileta në shitje dhe të gjitha ato do të jenë si ftesa.
Shtëpia më e madhe e futbollit kosovar ka deklaruar se të gjithë pjesëmarrësit në stadium duhet t’i ruajnë biletat pas ndeshjes, pasi ato janë të vlefshme për lëvizje të lirë gjatë orës policore që është në Kosovë nga ora 22:00.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Federata e Futbollit e Kosovës edhe një herë sqaron opinionin se vetëm 10 % e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” është e lejuar për pjesëmarrës nga autoritetet e shtetit në ndeshjen Kosovë – Greqi. Në këtë 10% hyjnë: stafi organizativ, tifozeria “Dardanët”, ekipet e të dyja kombëtareve dhe protokolli i shtetit.
Po ashtu e ritheksojmë se nuk ka bileta në shitje, ato të cilat do të shfrytëzohen për të lartpërmendurit do të jepen falas.
Të gjithë ata të cilët pajisen me bileta falas kërkojmë të jenë të përgjegjshëm dhe të mos i keqpërdorin ato.
Po ashtu, ju ftojmë të gjithëve që të kini kujdes dhe të mos bini pre e mashtrimeve, pasi nuk ka bileta në shitje.
Në rast se keni njohuri për keqpërdorim të biletave nga persona të caktuar, ju lusim që t’i denonconi në policinë e Kosovës.
Sipas rregullave të fundit të qeverisë për mbrojtje nga COVID-19, pjesëmarrësit për të hyrë në stadium duhet që bashkë me biletën të paraqesin edhe njërën prej këtyre dokumenteve:
– Certifikatën e vaksinimit për vaksinën e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.
– Testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë.
– Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-igG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve.
– Testin e shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.
Kërkojmë nga pjesëmarrësit në stadium që të respektojnë masat antiCovid duke mbajtur maskat, duke ruajtur distancën me rregulla të UEFA-së dy karrige të lira në mes. Thyerja e rregullave antiCovid, çon në dënim të FFK-së nga UEFA dhe personat të cilët identifikohen për shkeljen e këtyre rregullave do të penalizohen me largim nga stadiumi.
Pjesëmarrësve në stadium iu kërkojmë që t’i ruajnë biletat e ndeshjes pasi ato do të jenë të vlefshme për lëvizje të lirë pas ndeshjes gjatë orës policore.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka fjalë për të përshkruar”, Neymar flet për rikthimin e tij në Santos
Liga e Kampionëve pritet të largojë vazhdimet në fazat e eliminimit nga viti 2027
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane
'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin