LAJMI I FUNDIT:

Kjo është ngjyra më e preferuar për flokët e vjeshtës

Kjo është ngjyra më e preferuar për flokët e vjeshtës

“Buttery cup” është nga nga ngjyrat më të preferuara të tendencave të flokëve këtë vjeshtë

Sipas stilistes së flokëve, Karissa Schaudt, nuanca është një ngjyrë kafe e thellë, me disa fije ngacmuese më të çelura.

Siç e specifikon Schaudt, ‘Buttery cup’ është ideale për ato që kanë flokë të kaftë dhe duan ta hapin pak ngjyrën e tyre, por pa pësuar transformim total në bionde.


Për shumicën prej nesh, vjeshta është një stinë që simbolizon projekte të reja, dhe nuk ka mënyrë më të mirë për t’i dhënë vetes diçka të re sesa të ndryshosh ngjyrën e flokëve.

Zakonisht, në këtë stinë jemi mësuar të shohim ngjyra më të errëta, por këtë vit, edhe pse është periudha kur ftohet moti, tendenca e flokëve provon të çel nuancat.

“Buttery cup” është një nga provat që, me siguri, do t’ju japë më të mirën në këtë fillim vjeshte.

Karissa Schaudt, specialiste e bojës së flokëve në sallonin ‘Maxine’, në Chicago, thotë se “buttery cup” mund të karakterizohet nga flokët që janë kryesisht një ngjyrë kafe të thellë me një sasi minimale të fijeve të çelura, thjesht sa për të shtuar një dimension të ri.

Gjëja më e mirë në lidhje me këtë nuancë – përveç se është e mrekullueshme – ka të bëjë me ëmbëlsinë që u jep flokëve të të gjitha natyrave dhe gjatësive.

Megjithatë, është një opsion ideal për brunet që duan t’u japin pak më shumë dritë flokëve të tyre pa pësuar transformim dramatik.

“Brunetet mund të ndihen mirë në nuancat e tyre të errëta dhe nuk dinë të ndryshojnë pa u bërë bionde”,- tha Schaudt. “Kjo është përpjekja më minimale dhe e natyrshme, veçanërisht në flokët natyralë.”

View this post on Instagram

A post shared by Haley Evans (@haleyyevanss)

Për të arritur këtë rezultat, Karissa ju sugjeron që të kërkoni që floktari të shtojë disa hije të ngrohta më të çelura nga mesi drejt fundit të flokëve, në mënyrë që ndryshimi të jetë i dukshëm, i këndshëm, por jo dramatik.

View this post on Instagram

A post shared by Salon Space (@salon_spacect)

Në trend Femra

Më shumë
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Kalo në kategori