LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla pas infektimit me COVID-19: Falë vaksinës nuk kam pasur komplikime të rënda, jam ‘shëndosh si molla’

Gërvalla pas infektimit me COVID-19: Falë vaksinës nuk kam pasur komplikime të rënda, jam ‘shëndosh si molla’

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka njoftuar se është në ditët e fundit të karantinës, pas infektimit me COVID-19.

Këtë sqarim, Gërvalla e bëri pasi u raportua nëpër medie se ajo është në gjendje të rëndë si pasojë e infektimit me coronavirus.

Ndër të tjera, Gërvalla në postimin e saj thotë se është “shëndosh si molla”, teksa shton se falë vaksinës së marrë, ka pasur fatin të mos ballafaqohet me komplikime të rënda.


“Të nderuar miq, të gjithë juve që më keni uruar shërim të shpejtë, ju falënderoj nga zemra. Ndodhem tashmë në ditët e fundit të karantinës si pasojë e infektimit me Covid19 dhe jam shëndosh si molla, duke punuar çdo ditë me shumë vullnet për të përfunduar së paku një pjesë të punëve të shumta që na presin. Falë vaksinës së marrë, kam pasur fatin të mos ballafaqohem me komplikime të rënda”, shkruan Gërvalla.

Tutje ajo shton se teknologjia ia ka bërë të mundur kryerjen e shumicës së detyrave edhe nga distanca dhe prandaj thekson se edhe gjatë karantinës ka shfrytëzuar mundësinë për të zhvilluar ndër të tjera edhe biseda të shumta të rëndësishme me kolegë nga e gjithë bota.

“….ndërkohë që jo më larg se mbrëmë kam pasur një bisedë tepër interesante dhe të frytshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit”.

“Sfidat e kësaj pandemie janë të mëdha dhe prekin shumë aspekte të jetës sonë. E rëndësishme të mos harrojmë në asnjë moment familjet, të cilat kanë humbur të dashurit e tyre apo ballafaqohen me komplikime të rënda të të afërmve të tyre dhe që kanë nevojë për solidaritetin dhe ndihmën tonë”, shton ajo.

Në fund Gërvalla ka apeluar për vaksinim.

“Duke u vaksinuar vet dhe duke ndihmuar edhe në vaksinimin e miqve dhe të afërmve tanë, secili prej nesh mund të japë një kontribut të vlefshëm në kapërcimin e kësaj sfide, e cila ka përfshirë gjithë botën dhe si pjesë të kësaj bote edhe Kosovën”.

“Faleminderit shumë edhe një herë për kujdesin e treguar dhe shihemi javën e ardhshme”, përfundon ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori