Klinika e Mjekësisë Sportive vazhdon të jetë e ngarkuar me pacientë të infektuar me COVID-19.
Aktualisht në Klinikën Infektive ll janë të shtirë 109 pacientë. Në përgjithësi gjendja e të shtrirëve është stabile, përveç 10 pacientëve që kanë simptomatologji më të rëndë shëndetësore. Por edhe në këtë klinikë COVID ka shumë pak persona që janë të vaksinuar kundër pandemisë.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, menaxheri i Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti, i cili tha se aktualisht në Infektiven ll janë të lirë edhe 60 shtretër që i takojnë hapësirës së re së destinuar për pacientët me COVID.
Ahmeti njoftoi se mbi 90 për qind e të shtrirëve në këtë klinikë janë me oksigjenoterapi.
“Në Klinikën Infektive ll aktualisht janë të shtrirë 109 pacientë. Shtretër të lirë janë mbi 60, të cilët janë me bombola oksigjeni, sepse në pjesën ekzistuese ku ka oksigjen qendror zakonisht i kemi të mbushur kapacitetet. Mirëpo, vazhdimisht kemi lirime të pacientëve dhe ato vende të lira pacientët transferohen prej asaj pjese në këtë pjesë puna që mos të shfrytëzohen bombolat pasi që ekziston oksigjeni i lëngshëm… Shumica janë në gjendje stabile, janë shumica me oksigjenoterapi, një numër i tyre rreth 10 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore… Këtu nuk kemi respiratorë intubim. Ata që janë më të rëndë jemi në kontakt të vazhdueshëm me anesteziolog dhe varësisht nga parametrat klinik ata pritet të transferohen në mjekimin intensiv qendror COVID… Mbi 90 % janë me oksigjenoterapi”, tha Ahmeti.
Edhe në Mjekësinë Sportive pranë QKUK-së numri i pacientëve të vaksinuar nuk është i madh, por këta qytetarë të imunizuar qoftë me dozën e parë apo edhe të dytën, po e kalojnë më lehtë variantin Delta pas imunizimit kundër COVID-19.
“10 janë me dy vaksina dhe 11 janë me vetëm me një vaksinë nga 109 pacientë që i kemi gjithsej… Deri tani nuk e kemi pasur asnjë vdekje të pacientëve me dy vaksina. Pacientët e vaksinuar janë në gjendje më të lehtë. Pacienti që ka marrë një ose dy doza mund të ketë edhe shumë sëmundje shoqëruese që ndoshta COVID-i është një përkeqësim i situatës, por jo shkaktar i vdekjes”, uKlinika e Mjekësisë shpreh Ahmeti.
Ahmeti ka ritheksuar se trajtim spitalor si pasojë e infektimit me variantin delta po vazhdojnë të kërkojnë edhe shumë të rinj, por ka edhe mosha më të shtyra.
“Ky variant për dallim nga variantet tjerë, prek më shumë moshën e re. Shumica e pacientëve të hospitalizuar kanë qenë të moshës mesatare. Kemi pacientë shumë të rinj, por kemi edhe pacientë të vjetër edhe pse dominon mosha mesatare… Ky variant përveç se ka një prekje të moshave të reja, është edhe më i rëndë si sëmundje këta pacientë kanë një sëmundshmëri më të madhe për këtë arsye kemi edhe një vdekshmëri më të lartë“, tha menaxheri i Klinikës Infektive ll.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 32 vdekje si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar edhe 1.612 raste pozitive. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë administruar 20.618 doza të vaksinës, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit në Kosovë janë administruar 862.224 doza.kp/Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze