Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi sot në panelin e Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, tha se në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ketë reciprocitet me të drejtat e pakicave.
Kryeminsitri deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë në arritjen e një marrëveshje të SEFTA-së, ku do të përfshihen katër elemente.
“Në këto gjashtë vende, këto katër elemente që mund të na bëjnë edhe më shumë bashkë dhe të na sjellë edhe më shumë ecuri janë sundimi i ligjit kundër oligarkëve, demokratizimi kundër autokratëve dhe fakti që ne duhet të trajtojmë atë që ka ndodhur në të shkuarën, por e fundit dhe jo e rëndësishme është një simetri dhe reciprocitet me të drejtat e pakicave. Në gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe gjithmonë kundër hegjemoninë nacionaliste”, u shpreh Kurti.
Kreu qeveritar shtoi se nga kjo marrëveshje, përveç fondeve, vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitonin edhe vlerat e BE-së.
“Unë kam sugjeruar një samit me gjashtë vendet, SEFTA dhe jo CEFTA, një marrëveshje të tregtisë së lirë me pjesën jugore të Evropës. Ku do të thotë se të gjitha e vendet e Ballkanit Perëndimor të lëvizin drejt BE-së. Unë mendoj se kjo është mënyra më e mirë, natyrisht nuk dua të lë negociatat që janë përfshira vendet e caktuara, por mendoj se SEFTA do të ishte e rëndësishme, pasi do të kishim edhe fonde dhe vlera të BE-së”, tha Kurti.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka propozuar një marrëveshje të re bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë samitit të liderëve të rajonit që u mbajt në qershor të këtij viti në Tiranë. Kurti e ka pagëzuar këtë iniciativë si Marrëveshja e Evropës Juglindore për Tregti të Lirë – ose SEFTA.
Marrëveshja do të përfshijë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë “si anëtarë të barabartë me të drejta të barabarta”. Sipas propozimit të Kurtit, SEFTA do të krijojë një zonë ekonomike të përbashkët të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në kuadër të saj do të krijohet një Këshill, Komitet i Përbashkët, Gjykatë, Sekretariat dhe autoriteti i Mbikëqyrjes.
Propozimi parashikon që pasi të krijohet SEFTA, BE do të lidhë një marrëveshje me të për të zgjeruar katër liritë së – lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit – në të gjithë vendet e SEFTA-s.
Marrëveshja me BE-në do të parashikonte gjithashtu një mekanizëm mbikëqyrjeje, të drejtuar dhe operuar në kuadër të Bashkimit Evropian për të siguruar që të gjithë anëtarët e respektojnë marrëveshjen.
Një marrëveshje e ngjashme me propozimin e Kurtit që është aktualisht në fuqi është Marrëveshja për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), e cila parashikon krijimin e një zone të lirë ekonomike, ku Ballkani trajtohet në mënyrë preferenciale në raportet ekonomike nga BE.
Por CEFTA nuk ka sjellë rritjen e pritshme të tregtisë rajonale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kurti ka kundërshtuar modelin aktual të CEFTA pasi sipas tij ai e trajton si të pabarabartë Kosovën.
Propozimet për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor vijnë në kuadër të procesit të Berlinit. Kjo është një iniciativë e nisur nga kancelarja Angela Merkel e cila kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor para integrimit në BE të integrohen rajonalisht duke u bazuar në legjislacionin e kërkuar nga Brukseli. /kp/Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Gjykimi për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, dëgjohen katër dëshmitarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale