LAJMI I FUNDIT:

​Kurti në Slloveni: Kosova synon sa më shpejt anëtarësimin në BE e NATO – partneriteti me SHBA-në, i rëndësishëm dhe i fortë

​Kurti në Slloveni: Kosova synon sa më shpejt anëtarësimin në BE e NATO – partneriteti me SHBA-në, i rëndësishëm dhe i fortë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë ka thënë se zgjerimi i ardhshëm i BE-së dhe reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndodhin krahë për krahë me njëra tjetrën.

Në panelin me liderët tjerë të rajonit ballkanik, Kurti përmendi pritjen e rreth 2000 afganëve në Kosovë.


Ai tha se Kosova është vend i varfër, por kur bëhet fjalë për çështje humanitare nuk themi pse, por vetëm si.

Ndërkohë, theksoi se partneriteti me SHBA-të për Kosovën është shumë i rëndësishëm dhe i fortë.

“Ne besojmë që BE duhet mbrojtur dhe përkrahur, për këtë qëllim duhet të kryejmë reformat në vendet tona, por të njëjtën kohë edhe të ecim me zgjerimin e BE-së. Zgjerimi i ardhshëm i BE-së dhe reformat tona shkojnë krahë për krahë, besoj, sidoqoftë se duhet të ketë një sërë reformash edhe në sistemin vendimmarrës të BE-së. Hapat më të guximshëm do të bëjnë më të mundur ketë. Kemi pritur rreth 2000 afganë në Kosovë, jemi vend i varfër, por besojmë se kur bëhet fjalë për çështje humanitare nuk themi pse, por vetëm si, plus partneriteti me SHBA, për ne është shumë i rëndësishëm dhe shumë i fortë”, tha Kurti.

Për nevojën e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE, Kurti përmendi edhe dy fakte që mund të përfitojnë dy palët.

Tutj tha se Kosova është shtet pro perëndimor dhe aspiron të anëtarësohet sa më shpejt në BE dhe NATO.

“Unë besoj se përfshirja e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor do të ketë dy përfitime të mëdha për dy palët. Së pari, kufiri i jashtëm i BE-së do të zvogëlohet me mijëra kilometra, sepse ne nuk jemi fqinj me BE-në, por rrethohemi nga BE. Përveç kësaj, një në tre qytetarë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk banon në vendet e tyre, por në BE. Kështu që me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE diaspora jonë do të jetoj në të njëjtën hapësirë dhe kjo do të jetë shumë mirë për ekonominë”, tha ndër të tjera Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori