LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit K. N, dyshohet për dhunimin e një të miture

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit K. N, dyshohet për dhunimin e një të miture
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit K. N., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.

Në njoftimin e Gjykatës  thuhet se “më datë 30.08.2021, në orët e vona të mbrëmjes, në një shtëpi të pabanuar në Gjakovë, ka detyruar personin tjetër, të miturën ……., për të kryer akt seksual”.

Me këto veprime i pandehurit K. N., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4, nen paragrafi 4.8 lidhur me paragrafin 1, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Gjykata, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Lajme
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Lajme
Kalo në kategori