LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: OBRM-PDUKM do të fitojë në pjesën më të madhe të komunave

Mickoski: OBRM-PDUKM do të fitojë në pjesën më të madhe të komunave

Kryetari i OBRM-PDUKM-së pret fitore në pjesën më të madhe të komunave në zgjedhjet e 17 tetorit. Mickoski tha se pritjet e tij i bazon sipas anketave të fundit.

Ai sot morri pjesë në hapjen e Akademisë politike 2021: “Nxitja e demokracisë në nivel lokal – Ndërtimi i mirë i politikave të mira dhe strategji për zhvillim lokal” në organizim të OBRM-PDUKM-së dhe fondacionit “Konard Adenauer’.

“Bashkëpunimi me ‘Konard Adenauer’ vazhdon edhe në këto zgjedhje lokale. Këto ditë për ne janë të rëndësishme. Unë pres fitore dhe këtë e bazoj sipas anketave të fundit dhe kjo fitore do të jetë në shumicën e komunave të Maqedonisë”, tha Mickoski.


Ai shpreson se pas këtyre zgjedhjeve do të ketë Qeveri të re e cila, siç thotë Mickoski, do të mbajë leksione se si punohet ndershëm dhe si luftohet krimi dhe korrupsioni.

Mickoski tha se në plan kanë fushatë pozitive në zgjedhjet lokale dhe nuk do të merren me kandidatët e LSDM dhe BDI-së për shkak se qytetarët këtë e dinë.

“Ne në këto zgjedhje do të dalim me fushatë pozitive, fushatë e shpresës që do të ofrojë zgjidhje për problemet aktuale në shoqërinë tonë. Këtu mendoj në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, shumë projekte, llogardhënie, transparencë dhe punë me ndershmëri nga të gjithë”, tha Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori