LAJMI I FUNDIT:

Një 31-vjeçare shtatzënë në mesin e viktimave nga COVID-19, nuk ishte e vaksinuar

Një 31-vjeçare shtatzënë në mesin e viktimave nga COVID-19, nuk ishte e vaksinuar
Foto: Ilustrim

Agreta Gecaj – Gashi, drejtoreshë e bordit të SHSKUK-së, ka thënë që në mesin e viktimave nga COVID-19 është edhe një grua shtatzënë.

Gecaj-Gashi  në Klan Kosova, ka thënë që viktima ishte e moshës së re, e lindur më 1991.

“Para 2 – 3 ditësh, kanë qenë 31 gra shtatzëna të hospitalizuara në Klinikën e Gjinekologjisë. 10 prej tyre me oksigjeno-terapi. Gjatë javës së kaluar dy janë pranuar në mjekimin intensiv. Njëra nga to fatkeqësisht ka ndërruar jetë dje. E lindur më 1991 (31 vjeç) e pavaksinuar. Të gjitha janë të pavaksinuarme dy doza”.


Tutje Gashi ka thënë që SHSKUK-ja ka krijuar hapësira për të prekurit me coronavirus.

“Numri  i madh i rasteve që kemi pasë në valën e kaluar ka qenë diku rreth 1050 raste. Sot i kemi 1259 raste raste që të hospitalizuar në QKUK dhe në spitalet rajonale. Është bërë riorganizimi i të gjitha klinikave të QKUK-së, në mënyrë që t’u bëhet vend pacientëve që po kërkojnë trajtim nga COVID-19”.

“Përveç riorganizimit është dashur që të shtohet një hapësirë edhe te Mjekësia Sportive ku janë vendosur shtretër dhe mbrëmë janë pranuar edhe pacientët e parë. Bordi drejtues bashkë me drejtorin e SHSKUK-së kemi vendosë me i liru këto hapësira dhe me e liru hapësirën e ambulanteve specialistike, ku sipas planifikimit që e kanë bërë arkitektën tanë, shkon deri në 110 shtretër”, u shpreh tutje ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori