Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i është drejtuar me një letër kryeministrit Albin Kurti, ku ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën me pandeminë COVID-19.
Në letrën e tij, Krasniqi ka shprehur kërkesën dhe gatishmërinë e PDK-së që deputetët e Kuvendit të Kosovës të ndërprejnë pushimin dhe t’i kthehen menjëherë punës për të gjetur mundësi të mbështetjes për qytetarët në këto kohë të vështira.
“Duke parë që nuk janë bërë planifikimet e duhura gjatë rishikimit të Ligjit për Buxhetin për ta trajtuar pandeminë, PDK e konsideron të domosdoshëm ndryshimin dhe plotësimin e këtij Ligji për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Rrjedhimisht, PDK e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e pushimeve dhe kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe është e gatshme që të përshpejtojë marrjen e vendimeve për tejkalimin e kësaj tragjedie”, ka shkruar Krasniqi ndër të tjera.
Ai ka bërë me dije, se për këtë do të bisedojë edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Na duhet një front i përbashkët, e jo një luftë e brendshme politike, për t’i dalë në ballë pandemisë dhe krah nevojave të qytetarëve”, ka thënë Krasniqi në postimin e tij në Facebook.
Më poshtë letra e plotë e Krasniqit dërguar kryeministrit Kurti:
I nderuar Kryeministër,
Kosova po kalon nëpër një tragjedi dhe qytetarët me të drejtë janë në ankth për veten e familjet e tyre.
Humbjet e shumta të jetëve në betejë me Covid-19, spitalet e stërmbushura, numri i lartë i të infektuarve, si dhe mungesa e vaksinave që është evidente, do të duhej të na alarmonin të gjithëve, pa dallim.
Kjo gjendje tejet e rëndë, që fatkeqësisht ka ardhur si pasojë e mungesës së menaxhimit efikas, kërkon një reagim urgjent, një plan të gjithanshëm dhe një angazhim maksimal të institucioneve shtetërore.
Partia Demokratike e Kosovës ka qenë konsistente në qëndrimin se duhet një front i përbashkët për t’i dalë në ballë pandemisë dhe krah nevojave të qytetarëve, e kurrsesi një luftë e brendshme politike.
Që nga fillimi i pandemisë, PDK, duke qenë në opozitë, ka dhënë ndihmën e saj në hartimin dhe votimin e Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë dhe Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, si dhe ka përkrahur marrëveshjet ndërkombëtare për ballafaqim me situatën pandemike.
Edhe sot, për ta ndalur këtë hov të kobshëm të pandemisë, PDK është e gatshme që në Kuvendin e Kosovës të ofrojë zgjidhje për qytetarët.
Duke parë që nuk janë bërë planifikimet e duhura gjatë rishikimit të Ligjit për Buxhetin për ta trajtuar pandeminë, ndonëse varianiti Delta shihej nga ekspertët botërorë si ortek që po vinte me shpejtësi, PDK e konsideron të domosdoshëm ndryshimin dhe plotësimin e këtij Ligji për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të vendit. Rrjedhimisht, PDK e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e pushimeve dhe kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe është e gatshme që të përshpejtojë marrjen e vendime për tejkalimin e kësaj tragjedie.
Të infektuarit kanë nevojë për mbështetje me barna, profesionistët shëndetësorë për mbështetje me shtesa të merituara, spitalet për investime emergjente, bizneset për ndihma financiare, qytetarët për siguri. Të gjithë kanë nevojë për ta ndjerë praninë dhe kujdesin institucional, në mënyrë që të përballohet më lehtë kjo situatë e rëndë.
Nuk ka prioritet më të madh dhe nuk ka çështje tjetër më të rëndësishme që duhet të marrë vëmendje!/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj