LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i OKB-së premton mbështetje të mëtejme për Kosovën në përballjen me pandeminë

Sekretari i OKB-së premton mbështetje të mëtejme për Kosovën në përballjen me pandeminë

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim një ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për BE-në, Azinë Qendrore dhe Amerikë, Miroslav Jenca.

Në takim me delegacionin e OKB-së, Presidentja Osmani ka theksuar se synimi Kosovës mbetet anëtarësimi në OKB, duke pas parasysh faktin se vendi ynë deri tashti është anëtar në disa agjenci të kësaj organizate.


“Ne siç po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO, të njëjtën gjë po e bëjmë edhe për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara,  i cili është  synim i yni i vazhdueshëm”ka theksuar Osmani.

Më tej, Osmani ka theksuar se Kosova sikurse edhe gjithë globi po përballet  me valën e re të Covid-19, duke shfaqur shpresën në mbështetjen e shteteve mike për tejkalimin e kësaj situate.

Ndërkaq ndihmës sekretari Jenca ka premtuar mbështetje të mëtejme, nëpërmjet iniciativës COVAX për ta ndihmuar Kosovën në përballje me pandeminë.

Ai ka falënderuar Kosovën për strehimin e qytetarëve nga Afganistani Jenca ka potencuar se kjo organizatë do të vazhdojë mbështetjen për Grupin punues për të zhdukurit me dhunë, sikurse edhe për fuqizimin e pozitës së grave, për të cilën gjë e ka lavdëruar  Kosovën për hapat e bërë.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori