LAJMI I FUNDIT:

Kosova shtrëngon masat kundër COVID-19, kthen në kufi dhjetëra qytetarë nga Shqipëria

Kosova shtrëngon masat kundër COVID-19, kthen në kufi dhjetëra qytetarë nga Shqipëria
Foto: Arkiv

Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese për shkak të situatës së COVID-9 në Kosovë, të cilat do të qëndrojnë deri më 13 shtator.

Dhjetëra shtetas të Shqipërisë janë kthyer nga pala e Kosovës, pasi nuk kishin test dhe certifikatë vaksinimi, ndërkohë që në Morinë ka një fluks të hyrjeve të qytetarëve të Kosovës për në Shqipëri pa dëshminë e asnjë dokumenti.

Sipas masave të reja të gjithë personat e pavaksinuar që do të hyjnë në Kosovë edhe përmes pikave të kalimit kufitar me Shqipërinë pavarësisht shtetësisë, duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim apo teste PCR dhe antigjen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë. Por, testi nuk do të jetë i nevojshëm në rast se qytetari ka dëshmi të vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.


Të njëjtat masa vlejnë edhe për shtetasit e Shqipërisë, që duan të futen në Kosovë. Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën bilancin më tragjik, 36 viktima nga Coronavirusi. Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të kaluar.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës tha se 19 viktima ishin femra, ndërsa 17 meshkuj nga 20 deri në 80 vjeç. Qeveria e Kosovës vendosi rikthimin e orës policore, ndërsa hapja e shkollave e programuar në 1 shtator, u shty me dy javë. /A2News/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori