LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja me Ligën Premier dhe Cavanin: Ronaldos i takon numri 7 në fanellë

Arrihet marrëveshja me Ligën Premier dhe Cavanin: Ronaldos i takon numri 7 në fanellë

Cristiano Ronaldo duket se ka arritur ta rezervojë numrin 7-të në fanellë te Manchester United.

Ylli portugez u rikthye te Djajtë e Kuq pas më shumë se një dekade, e që tifozët as që e kishin menduar një gjë të tillë.


Ronaldo mund të detyrohet t'i bartë dy numra të ndryshëm në fanellën e Unitedit
Lexo po ashtu Ronaldo mund të detyrohet t'i bartë dy numra të ndryshëm në fanellën e Unitedit

Pas tre vitesh të kaluara te Juventusi, pesë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Torino, për t’u rikthyer në Old Trafford.

Sipas asaj që raporton gazetari Jonathan Shrager, është arritur marrëveshja mes Ligës Premier dhe Edinson Cavanit që numri 7-të t’i takojë 36-vjeçarit.

Zbulohet se kur do të debutojë Ronaldo te Manchester Unitedi
Lexo po ashtu Zbulohet se kur do të debutojë Ronaldo te Manchester Unitedi

Ronaldo është aktualisht në Lisbonë pas largimit nga Zonja e Vjetër, e pas ndeshjeve ndërkombëtare që luhen në shtator, do të rikthehet te Unitedi.

Më pas, ai pritet të debutojë ndaj Newcastle Unitedit, e që aty edhe do të shënohet rikthimi i tij zyrtar në fushë për klubin anglez. /Telegrafi/