LAJMI I FUNDIT:

Testet e gjakut hidhen në rrugë në qytetin e Pejës, reagojnë qytetarët

Testet e gjakut hidhen në rrugë në qytetin e Pejës, reagojnë qytetarët

Dhjetëra teste të gjakut janë hedhur në rrugë në qytetin e Pejës.

Kështu ka bërë të ditur një qytetar i cili ka publikuar edhe fotografitë në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, hedhja e këtyre testeve është bërë nga një klinikë private, derisa ka ftuar inspektoratin dhe policinë që të merr masa.


Ai ka bërë të ditur se kjo pamje është në afërsi të urës së Pohovcit.

“Një klinik private nga Peja i hedh testet e gjakut në rrugë! Është turp nga kjo klinik që të bën kësi krimi në këtë kohë epidemie! Lus policinë dhe inspektoratin që të merr masa”, ka shkruar ai.

Ndaj kësaj dukurie kanë reaguar edhe qytetarë të tjerë të cilët me komente në rrjetet sociale kanë thënë se kjo është vepër penale.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Telegrafin se lidhur me rastin kanë informuar inspektoratin e shëndetësisë.

“Për rastin edhe ne si polici jemi informuar përmes postimeve në rrjetet sociale dhe kemi informuar inspektorët shëndetësisë, dhe ata tash do ti marrin masat konfrom ligjit”, tha Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori