LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Ushtria kibernetike e Kurtit nuk mund t’i mbulojë dështimet e kësaj Qeverie

Hyseni: Ushtria kibernetike e Kurtit nuk mund t’i mbulojë dështimet e kësaj Qeverie

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka thënë se pas çdo shkrimi, deklarate, interviste apo ndonjë postimi të thjeshtë në rrjete sociale, e që përmban tone tërësisht racionale kritike ndaj të bëmave apo të pabëmave të Albin Kurtit dhe anëtarëve të qeverisë se tij, autorët përballen me një armatë të tërë primitive digjitale.

Hyseni ka shkruar në Facebook se kjo ‘ushtrie’ digjitale e Albin Kurtit, gjykuar nga “kultura” dhe niveli i shkrimit, shihet se përbëhet kryesisht, por jo vetëm, nga analfabetë primitivë.

“Ata, pjesëtarët e kësaj ‘ushtrie’, duke përfshirë edhe figura publike të VV-së, të fshehur si strucat prapa llogarive dhe faqeve në rrjete sociale (jo pak nga këto profile të rrejshme) me gjasë, dirigjohen nga “komandanti suprem” Albin Kurti dhe rrethi i tij. Ata të mjerë nuk kanë asgjë tjetër pos që armë kryesore kanë komentet me plot sharje, mallkime, kërcime nga më të padëgjuarat. Këta të mjerë, njësoj si “eprorët” e tyre, nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën e sjelljes dhe kodin shqiptar të nderit. Në rrafshin e komunikimit modern politik, medial, kulturor e social, këta, s’bashku me ‘komandantët’ e tyre po instalojnë luftën qorre kibernetike midis “qytetarit të Kosovës” e qytetarit të Kosovës. Helmi dhe urrejtja që këta ‘ushtarë’ lëshojnë në komentet e tyre, sa herë që ’komandanti suprem’ i tyre kritikohet, është i pashembullt. Nga komentet shihet se shumica nga komentuesit as që kanë potencën intelektuale dhe nuk i lexojnë shkrimet fare. Mjafton që ndonjëri ’më i lexuar’ jep ‘komandën’ dhe prit pastaj të tjerët si lëshohen verbërisht në komente, në një garë qesharake se cili do t’i dal në ‘mbrojtje komandantit suprem’ më fuqishëm duke lëshuar fyerjet më çnjerëzore ndaj autorëve të kritikave, që zakonisht janë politikanë, gazetarë, intelektual, personalitete nga kultura, letërsia e shkenca, shoqëria civile përgjithësisht etj. Ata të mjerë duhet ta dinë se kjo luftë qorre kibernetike, e dizenjuar si mjet për ngufatjen e çdo zëri kritik në shoqërinë tonë, është e humbur. Ushtria kibernetike e Kurtit nuk mundet me i mbulue dështimet evidente të Kurtit dhe qeverisë së tij në të gjitha rrafshet, pa përjashtim”, ka shkruar ai.


Sipas Hysenit, Kosova, me intelektualët e saj, me të gjithë ata politikanë të saj që mirëqenien e vendit e kanë vendosur mbi çdo interes tjetër, me gazetarët e saj, me njerëzit e saj nga bota e artit e nga shoqëria civile përgjithësisht, nuk zmbrapset nga misioni saj për ndërtimin dhe sigurimin e një vendi dhe shoqërie demokratike, ku zëri dhe rezistenca qytetare ndaj të keqes është vlerë, mbi çdo vlerë tjetër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori