LAJMI I FUNDIT:

New Orleans fillon evakuimet në pritje të uraganit Ida i cili pritet të sjellë erëra deri në 225 km/orë

New Orleans fillon evakuimet në pritje të uraganit Ida i cili pritet të sjellë erëra deri në 225 km/orë

Parashikuesit e motit paralajmëruan banorët përgjatë bregut të shtetit të Luizianës që të nxitojnë përgatitjet sot në pritje të uraganit Ida, i cili pritet të sjellë erëra deri në 225 km/orë kur të godasë bregun të dielën.

Autoritetet bënë thirrje për evakuime vullnetare dhe të detyrueshme për qytetet dhe komunitetet në të gjithë rajonin.

Në New Orleans kryebashkiakja urdhëroi një evakuim të detyrueshëm për zonat jashtë sistemit të argjinaturave mbrojtëse të qytetit dhe një evakuim vullnetar për banorët brenda sistemit.


Por meqenëse stuhia u përshkallëzua shpejt në intensitet, kryebashkiakja LaToya Cantrell tha se nuk ishte e mundur të urdhëronte një evakuim të detyrueshëm për të gjithë qytetin, i cili do të kërkonte përdorimin e të gjitha korsive të disa autostradave për t’u larguar nga qyteti.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të shtunën se ka folur me guvernatorët e shteteve në rajonin e Gjirit të Meksikës dhe ka koordinuar veprimet me kompanitë e energjisë në përgatitje për Uraganin Ida, stuhia e fuqishme që pritet të arrijë tokën në orët e vona të së dielës.

“Kemi dislokuar në zonë ushqime, ujë, gjeneratorë dhe furnizime të tjera. Ekipet e mbështetjes së restaurimit të energjisë dhe komunikimeve celulare janë gjithashtu në terren. Jemi koordinuar gjithashtu ngushtë me kompanitë e furnizimit me energji për të rikthyer energjinë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Presidenti Biden gjatë një seance informimi me Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA).

Presidenti Biden tha se FEMA dislokoi 500 anëtarë të personelit për reagimin emergjent në shtetet Teksas dhe Luiziana përpara stuhisë, përveç 2’000 punonjësve të FEMA-s që tashmë shërbejnë në mbështetje të përgjigjes ndaj COVID-it në këtë rajon.

Stuhia pritet të ulet në tokë pikërisht në datën kur Uragani Katrina shkatërroi një pjesë të madhe të Bregut të Gjirit, 16 vjet më parë. Por, ndërsa uragani Katrina ishte i Kategorisë 3 kur zbarkoi në jugperëndim të Nju Orleansit, Ida pritet të arrijë të jetë një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm i Kategorisë 4.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori