Është komentuar shumë se çfarë ndodhi në të vërtetë në takimin e Berlinit, ku është thënë se pati një debat të ashpër midis ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Por a janë thënë vërtetë, çfarë ndodhi në Berlin?
“Jo, jo, nuk praktikohet një gjuhë e tillë me ata udhëheqës. Në biseda të ndërsjella me kryeministrin ose me ndonjë edhe mund të kem tejkaluar ndonjë komunikim, mund ta kem bërë, se njerëz jemi, nëse debatojmë. Por nuk kanë qenë pjesë e diskutimit me takime zyrtare, komunikimeve zyrtare me palë zyrtare”, tha Haradinaj, për Abcnews.al.
“Unë besoj që do të tregoj respekt, nuk jam njeri i parespektueshëm në komunikim. Edhe nëse përdor një gjuhë apo një qasje, mund të kem arsyet e duhura, nuk e bëj rastësi apo koicidencë, po nëse rrethanat më krijohen të tilla, po” tha ai.
Haradinaj pohon se nuk flet me kryeministrin e Shqipërisë, megjithatë e konsideron vëlla shqiptar, si konsideron çdo kryeministër të këtij vendi.
“Unë ka një kohë që nuk kam pas as takim, as diskutime dhe ndonjë temë të hapur me kryeministrin (Rama). Jam në opozitë prej një vit e ca. Jam me disa detyra të natyrave të tjera. E pashë se ai e kishte ndërlidhur në një rast, përvojën gjatë kohës që unë isha kryeministër, të komunikimeve të atëhershme, mu duk e paarsyeshme. Kanë kaluar edhe kohë që atëherë, janë tema dhe rrethana të tjera.
E vërteta është që unë kam bërë kujdes në komunikim me të gjitha palët, njihem për një qasje të respektueshme me palët edhe kur nuk pajtoj. Por detyra ime në bazë të Kushtetutës së Kosovës është që të mbroja territorin, sovranitetin dhe interesat e Kosovës” tha ai.
Por kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Shqipërinë, a është normale të të vazhdohet të mos ketë komunikim me kryeministrin e Shqipërisë?
“Nuk kam komunikim, por kam me mjaft zyrtarë të Shqipërisë, PS, PD, LSI dhe s’i ndaj kurrë njerëzit në parti. Nuk na lidh diçka konkrete, nuk jam më në funksione të larta. Por edhe kur jap një deklaratë nuk harroj të them që “vëllai im Edi Rama”, se e kam vëlla se është shqiptar, sikur e kam vëlla çdo shqiptar, edhe kur nuk pajtojmë, edhe kur mendojmë ndryshe, edhe kur gabojmë. Kryeministri i Shqipërisë është vëllai im. Edhe do të jetë. Por edhe më vëllanë ka raste kur nuk pajtohesh.
Por nuk fiton as Kosova, as Shqipëria, as në interesat politike tonat, as në gjeostrategjie, nuk bëhet më i dashur as për Merkelin as Macronin se hedh gurë mbi njërin në rajon, nuk është ashtu. Nuk duhet me iu gëzuar fatkeqësisë së njëri tjetrit. Nëse shqiptarët i gëzon fatkeqësisë së njëri tjetrit është logjika e dhimbshme” tha ai.
Por a ka ndikuar retorika mes politikanëve në marrëdhëniet me shqiptarëve? “I shoh të nxehta (raportet), por nëse bën me e shpjeguar, se 1.3 milionë kemi ardhur në Shqipëri nuk na ka penguar retorika e politikës sepse jemi një, familje.
Shqipëria jo vetëm destinacion për ne, por edhe ndjejë. Më vjen keq për retorikat politike të panevojshme. Goran Bregoviqi? Retorikë e panevojshme. Nuk e kuptoj përse po gabojmë, nuk besoj se duhet të ndahemi në ato që e duan dhe nuk e duan Shqipërinë. Jemi të gjithë shqiptarë”, deklaroi ai./Abcnews.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro
Moti për pesë ditët e ardhshme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë
PZAP i shqipton gjobë prej 35 mijë euro LVV-së për shkelje të Kodit të Mirësjelljes
Aksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet