LAJMI I FUNDIT:

Renault prezantoi rivalin e Teslës, por jo të gjithë do të jenë në gjendje ta blejnë atë

Renault prezantoi rivalin e Teslës, por jo të gjithë do të jenë në gjendje ta blejnë atë

Sedani luksoz elektrik me siluetë të ngritur është menduar për kompanitë që merren me transportin e udhëtarëve, siç janë kompanitë e taksive ose kompanitë si Uber dhe Lyft.

Në gjysmën e dytë të vitit 2022, një veturë e re elektrike do të shfaqet në rrugët e qyteteve evropiane – Mobilize Limo, e cila do të prodhohet nga Renault brenda nën -markës së saj Mobilize.


Fatkeqësisht për ata që e pëlqejnë këtë limuzinë që shihet në fotografi, individët nuk do të jenë në gjendje ta blejnë atë, pasi vetura është projektuar për kompanitë që transportojnë njerëz, siç janë shërbimet e taksive, domethënë kompanitë që ofrojnë shërbime drejtimi dhe marrje me qira të veturave.

Edhe këto kompani nuk do të jenë në gjendje të zotërojnë Mobilize Limo, sepse vetura do të merret me qira me një abonim mujor.

Limuzina do të ketë premierën botërore në shtator, në Panairin e Automjeteve në Mynih.

Gjatësia e makinës është 4.67 metra, ndërsa baza e rrotave arrin në 2.75 metra, kështu që udhëtarët në sediljet e pasme – të cilët do të përdorin këtë transport – kanë mjaft rehati dhe hapësirë ​​për këmbë.

Mobilize Limo përdor një motor elektrik që prodhon 150 kuaj fuqi (110 kW) dhe 220 Nm çift rrotullues.

Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 140 km /orë dhe ajo arrin 100 km / orë për 9.6 sekonda.

Ka një bateri 60 kWh që ofron një autonomi drejtimi prej rreth 450 kilometrash, sipas ciklit WLTP. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BMW prezanton X3-shin e ri, një version turbo-diesel mbetet në ofertë

BMW prezanton X3-shin e ri, një version turbo-diesel mbetet në ofertë

Auto
Qytetari nga Dragashi me ide gjeniale për ta mbrojtur veturën nga breshëri

Qytetari nga Dragashi me ide gjeniale për ta mbrojtur veturën nga breshëri

Auto
Nga Ferrari, Lamborghini e deri te Aston Martin e Porsche – OneLifeRally sjell veturat luksoze në Prishtinë

Nga Ferrari, Lamborghini e deri te Aston Martin e Porsche – OneLifeRally sjell veturat luksoze në Prishtinë

Auto
BMW thotë se Sedani i parë Elektrik M do të

BMW thotë se Sedani i parë Elektrik M do të "mundë gjithçka që keni parë ndonjëherë"

Auto
Tesla Cybertrucks u vandalizuan në Florida - në to ishin shkruar

Tesla Cybertrucks u vandalizuan në Florida - në to ishin shkruar "disa mesazhe të zgjedhura" për Elon Musk

Auto
Toyota tërheq nga tregu amerikan dy modele për shkak të një defekti në airbag

Toyota tërheq nga tregu amerikan dy modele për shkak të një defekti në airbag

Auto
Kalo në kategori