Një histori e pazakontë vjen nga SHBA-ja, ku një burrë nuk mund të çlirohet nga kthetrat e burokracisë.
Sobuza Uilliams nga San Francisco ndoshta ka qenë njeriu më fatkeq vitin e kaluar, pasi mori mbi 150 gjoba me një vlerë totale prej 28 mijë dollarësh (rreth 27 mijë euro) – dhe ai as që zotëron një automjet.
BMW X3 i vitit 2008 është gjobitur për çdo lloj shkeljeje të mundshme, nga mospagesa e taksës së rrugës deri te parkimi në trotuar.
Problemi qëndron në faktin se Uilliams e shiti këtë SUV luksoz në vitin 2023 për vetëm 1000 dollarë, pasi kishte probleme mekanike, raporton San Francisco Chronicle.
Megjithatë, për shkak të burokracisë, vetura kurrë nuk u transferua plotësisht në emrin e blerësit, dhe Uilliams nuk mund të shpëtojë nga gjobat, pavarësisht se sa herë u është drejtuar institucioneve përkatëse.
Ai pranon se “mund të kishte qenë më i kujdesshëm”, por thekson se autoritetet e Kalifornisë nuk kanë përpunuar një dokument kyç që do ta lironte nga përgjegjësia.
Ai e shiti veturën te një mik, pasi u morën vesh në një kafene për dorëzimin e saj. Miku i dha menjëherë 1000 dollarë në dorë në këmbim të çelësave, por filloi ta ngiste veturën përpara se të përfundonin dokumentet.
Gjoba filluan të grumbulloheshin menjëherë. Në fillim, Uilliams i paguante, por më pas u detyrua të kërkonte përfundimin e transferimit të pronësisë pasi kostoja u bë e papërballueshme. Ai madje i dërgoi mesazhe mikut që bleu automjetin, i cili e siguroi se do ta rregullonte situatën – por kurrë nuk ndodhi.
Të gjitha dokumentet që vareshin nga Uilliams janë plotësuar dhe dorëzuar te institucionet përkatëse. Tani gjithçka varet nga blerësi, “miku” i tij (edhe pse ky status tani është i diskutueshëm). Derisa ai të vendosë të dorëzojë dhe nënshkruajë pjesën e tij, Uilliams nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të presë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Çekët nisin një projekt të ri: Po rrisin ndjeshëm kufirin e shpejtësisë në autostradë

"Musk doli të ishte një budalla dhe unë nuk dua të drejtoj një veturë të ndërtuar nga një budalla", senatori amerikan heq dorë nga Tesla e tij

Škoda e re, SUV me shtatë ulëse

Porsche thotë se nuk ka plane të shesë aksionet e Volkswagen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore