LAJMI I FUNDIT:

Mediat britanike shkruajnë për mbiemrin e vërtetë të Rita Orës – nga vjen konvertimi i “Sahatçiu” në “Ora”

Mediat britanike shkruajnë për mbiemrin e vërtetë të Rita Orës – nga vjen konvertimi i “Sahatçiu” në “Ora”
Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora është bërë një emër i famshëm falë zërit të saj të mahnitshëm – por jo shumë fansa e dinë që ajo ndryshoi mbiemrin e saj për një arsye të veçantë.

Emri i vërtetë i superyllit 30-vjeçar me famë globale është Rita Sahatçiu, shkruan mediumi britanik The Sun.

Rita ka lindur në Prishtinë, Ish-Jugosllavi (tani Kosovë), nga dy prindër me origjinë shqiptare.


Foto: Rita Ora/Instagram

Babai i yllit zbuloi se ai e ndryshoi mbiemrin në Ora pasi Sahatçiu ishte e vështirë të shqiptohej nga të huajt.

Babai i saj, Besnik Sahatçiu, raportohet se ishte pronar i një pijetoreje në Londër, ndërkohë që ka studiuar për ekonomi.

Babai i Rita Orës nuk e harron zanatin e vjetër të familjes, i cili shpjegon edhe domethënien e mbiemrit të tyre
Lexo po ashtu Babai i Rita Orës nuk e harron zanatin e vjetër të familjes, i cili shpjegon edhe domethënien e mbiemrit të tyre

Ndërkohë, mamaja e saj Vera është një psikiatre që punon për NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në MB) – ajo madje u thirr vitin e kaluar për të punuar në vijën e parë të frontit gjatë shpërthimit të pandemisë coronavirus.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita e kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë para se prindërit e saj të iknin nga persekutimi dhe zhurmat e luftës dhe gjenocidit.

Për t’i shpëtuar kësaj, familja u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar kur ajo ishte një vjeçe.

Rita Ora zbulon se është majtake: Jam krenare për këtë, njerëzit e majtë bëjnë gjëra të mrekullueshme
Lexo po ashtu Rita Ora zbulon se është majtake: Jam krenare për këtë, njerëzit e majtë bëjnë gjëra të mrekullueshme

Në prill të vitit 2020, Rita foli për “shpëtimin nga persekutimi” pasi familja e saj u bashkua me miliona shqiptarë të tjerë që ikën nga vendi gjatë një lufte një dekadëshe.

Foto: Rita Ora/Instagram

Shpjegimin e emrit të saj të plotë, Rita e bëri edhe vet së fundmi në një vlog për “Wired”, ku iu përgjigj pyetjeve më të shpeshta që fansat kanë kërkuar në Google.

Pyetja ishte “A është Rita Ora emri i vërtetë i saj?”, referuar faktit që shumë artistë ndërkombëtar i ndryshojnë emrat e tyre, duke vendosur një emërtim artistik, në mënyrë që fansat ta kenë më të lehtë shqiptimin e tyre.

“Është për të qeshur, secili më pyet për këtë, por vërtet është ashtu. Emri im i plotë është Rita Sahatçiu Ora”, ka thënë këngëtarja e lindur në Prishtinë.

Familja e artistes përndryshe ka prejardhje nga Peja, dhe mbiemri i tyre Sahatçiu vjen nga fakti që ishin të njohur si familje e vjetër që kultivonin zanatin e orëtarisë në Pejë – dhe kushërinjtë e Ritës në këtë qytet vazhdojnë edhe sot e kësaj dite ta bëjnë të njëjtën gjë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Magazina

"Nuk është i duhuri, na u errësua vendi kur pamë që u puthen” - Prindërit e Loredanës flasin sërish për lidhjen me Jozin

Magazina
Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori