LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni: Jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime kundër atyre që kryen sulmin në aeroportin e Kabulit

Pentagoni: Jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime kundër atyre që kryen sulmin në aeroportin e Kabulit

Gjenerali Kenneth “Frank” McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, po punon për të përcaktuar se kush qëndron prapa sulmit vdekjeprurës në aeroportin e Kabulit.

“Ne po punojmë shumë tani për të përcaktuar se kush është i lidhur me këtë sulm frikacak dhe ne jemi të përgatitur për të ndërmarrë veprime kundër tyre – 24/7 ne po i kërkojmë”, ka thënë ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


McKenzie vazhdoi duke thënë se ata prisnin një sulm të tillë dhe e quajti kërcënimin e ISIS “jashtëzakonisht të vërtetë”.

Ai shtoi se ata presin që sulmet të vazhdojnë.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’u përgatitur për ato sulme”, ka thënë më tej McKenzie.

Gjenerali tha se ata po koordinojnë me talebanët për sigurinë e aeroportit dhe se misioni amerikan po vazhdon pavarësisht sulmit, dhe se SHBA do të “shkojë pas” personave përgjegjës për sulmin.

Ndërkohë, dymbëdhjetë anëtarë të ushtrisë amerikane u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në sulm, tha McKenzie.

Në total, më shumë se 60 njerëz u vranë dhe të paktën 140 u plagosën, sipas zyrtarëve afganë të shëndetësisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori