LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka ‘blinduar’ lojtarët në rast se PSG do të donte të hakmerrej për Kylian Mbappen

Real Madridi ka ‘blinduar’ lojtarët në rast se PSG do të donte të hakmerrej për Kylian Mbappen

Real Madridi këtë vit ka punuar më shumë për të ‘blinduar’ lojtarët më të rëndësishëm, ku mediat spanjolle po e konsiderojnë si masë mbrojtëse ndaj Paris Saint-Germain.

Kjo pasi klubi mbretëror është duke punuar për transferimin e Kylian Mbappe.

Real Madridi është paksa i shqetësuar në rast se e merr 22-vjeçarin, pasi beson që mund të ketë hakmarrje nga PSG.


Në tre muajt e fundit janë rinovuar kontrata të lojtarë si si Luka Modric (deri në vitin 2022), Lucas Vazquez (2024), Nacho Fernandez (2023), Dani Carvajal (2025), Thibaut Courtois (2026), Karim Benzema (2023) dhe Fede Valverde (2027).

Kjo gjë është bërë duke llogaritur në retorikën agresive që buron nga drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo .

Emrat që u siguruan me më shumë dëshirë ishin ata të Courtois dhe Valverde, lojtarë që mund të luajnë në nivel të lartë edhe për shumë vite.

Tani siç qëndrojnë gjërat, Los Merengues ka vetëm katër lojtarë të cilët do të jenë jashtë kontratës vitin e ardhshëm.

Tre prej tyre – Isco , Marcelo dhe Gareth Bale – nuk konsiderohen pjesë e së ardhmes së klubit, dhe tjetrin – Luka Modric , 36 vjeç, ku evolucioni i tij diskutohet në klub viti pas viti.

Të gjithë lojtarët e tjerë të skuadrës janë nën kontrollin e klubit, jo vetëm në aspektin kontraktual, por edhe me klauzola të lirimit, pothuajse të gjitha kapin vlerën e mbi 700 milionë eurove.

Kjo gjë është bërë pasi Florentino Perez dhe hierarkia e Real Madridit e kanë parë se çfarë i ka ndodhur rivalëve të tyre të mëdhenj Barcelona vitet e fundit.

Ata donin Marco Verratti, por përfunduan duke humbur Neymar. Dhe pastaj edhe më keq, ku Lionel Messin i largua, pasi kishte humbur edhe Georginio Wijnaldum. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Superliga
Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare

"Të shënoj 1000 gola? Bëra shaka", Ronaldo flet për rekordin që e synon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori