LAJMI I FUNDIT:

Një gazetar i bëri një pyetje në lidhje me Afganistanin, Joe Biden zemëroi publikun me përgjigjen e dhënë

Një gazetar i bëri një pyetje në lidhje me Afganistanin, Joe Biden zemëroi publikun me përgjigjen e dhënë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joseph Biden u përpoq të “bënte shaka” me reporterin e NBC Alexander Peter.

Kur u pyet nga gazetarët se çfarë do të ndodhë me amerikanët në Afganistan pas 31 gushtit, kur skadon afati i evakuimit, Biden me tallje tha se ata do ta thërrisnin së pari.

Kjo shkaktoi reagimin e publikut, duke marrë parasysh se u shqiptua në një kohë kur mijëra qytetarë amerikanë po përpiqen të evakuohen nga vendi që tani kontrollohet nga talebanët.


“Do të jesh personi i parë që unë telefonoj”, u përpoq të bëjë shaka Biden.

Kjo pyetje u bë në një konferencë të mbajtur pas samitit mbi sigurinë kibernetike. Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u përpoq të justifikonte këtë sjellje, duke thënë se Biden paraqiti lajme të shumta në konferencë dhe informoi njerëzit mbi situatën në Afganistan.

“Ai gjithashtu theksoi faktin se ne po ndjekim nga afër kërcënimet e ISIS”, tha ajo. /Telegrafi/