“Njerëzit janë aseti më i madh i një kompanie”, është një klishe që dëgjojmë shpesh në botën biznesore, mirëpo shumë kompani besojnë që këtu qëndron vlera e vërtet dhe e vendosin si prioritet kur flitet për kulturën e një kompanie. Në vlera të tilla qëndron edhe kompania Coca Cola HBC Kosova.
Respektimi i të drejtave njerëzore është kushti themelor i të bërit biznes të qëndrushëm i Coca Cola HBC e cila është pjesë e komunitetit të Kosovës prej vitit 2003. Përgjegjësia sociale vazhdon të ketë rëndësi të veçantë në mënyrë që kompania të funksionoj sipas përgjegjësisë ligjore në favor të secilit punonjës. Ky fakt dëshmon se secili kontribues në këtë kompani luan një rol themelor në rritjen dhe stabilitetin e kompanisë, dhe kjo është arsyeja e përkushtimit, zhvillimit dhe angazhimit për të trajnuar dhe inkurajuar secilin punonjës në mënyrë që performanca e tyre të jetë sa më e lartë.
Për punonjësit e tyre ata ofrojnë stabilitet në punë, mundësi zhvillimi, mjedis miqësor të punës, mundësi lidershipi, përvoja dhe lëvizje ndër funksionale, ekuilibër punë-jetë. Coca Cola HBC Kosova janë të përkushtuar t’ju ndihmojnë stafit të tyre të bëhen më të mirë në fushën e tyre. Trajnimet janë një pjesë thelbësore e gjithçkaje që Coca-Cola HBC bën dhe është ndër bazat themelore në strategjinë e kompanisë, vetëm vitin e kaluar kjo kompani ka kaluar mbi 1112 orë duke trajnuar punonjësit e tyre mbi trended e fundit zhvillimore globale, zgjerimin e njohurive dhe zhvillimin e aftësive të nevojshme në një treg që vazhdimisht ndryshon.
CokeSummership është program më i ri i lansuar nga kompania që ka të bëjë pikërisht me rekrutimin e talenteve të rinj përmes punës praktike dhe pjesës teorike që u ofrohet nga sesionet e mentorimit me menaxherët brenda kompanisë. Përmes Coke Summership të rinjët fitojnë eksperiencën që ju nevojitet në biznes dhe të zhvillohen në mënyrë profesionale. Këtë vit 9 pjesëmarrës kanë qenë pjesë e programit të cilët janë trajnuar 6 javë nga mentorë dhe profesionistët e Coca Cola HBC. Gjatë këtyre 6 jave pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të fitojnë eksperiencë në treg, ku pjesëmarrësit janë takuar me kolegët dhe klientët e kompanisë Coca-Cola HBC Kosova dhe kanë mësuar mbi botën dinamike të shitjeve dhe përfshirjes nëpër kanale të ndryshme të shitjeve në Coca-Cola HBC. Kompania po ashtu ofron platformën BeWell e cila ka për qëllim fokusin në mirëqenien fizike, sociale dhe emocionale të punonjësve.
Enis Pllana, një ndër punëtorët më të vjetër të kompanisë, ai filloi si business developer dhe për një kohë të shkurtë tregoi rezultate të mëdhaja, ndërsa tani është përgjegjës i mbikëqyrjes së një ekipi prej 6 personave. Enisi thotë “Përmes angazhimeve dhe trajnime nga kompania ku vazhdimisht je duke mësuar diçka të re, më ndihmon të zhvillohem edhe në aspektin njerëzor dhe në askpetin profesional. Ndër vite jemi rritur bashkë me kompaninë dhe stafin, falë kushteve të mira të punës dhe anagazhimit të tyre për të mësuar gjëra të reja dhe praktika inovative.”
Ai thekson gjithashtu: “Mbi të gjitha, ne vendosim vlerën më të lartë në edukimin e njerëzve tanë, duke krijuar një gamë të gjerë mundësish që ne të zhvillohemi, të jemi kuriozë dhe të mësojmë, duke arritur potencialin e tonë të plotë. Për ne, njerëzit vijnë gjithmonë të parët, dhe kjo është pikërishte arsyeja e cila më ka mbajtur në këtë kompani për pothuajse 17 vite.”
Ndërsa një perspektivë tjetër më e freskët vjen nga Frosina Islami e cila është bërë pjesë e Coca Cola HBC prej muajit Maj 2021 si Corporate Communications Manager. E pyetur se cila ishte arsyeja e cila e shtyri të jetë pjesë e kësaj kompanie ajo u shpreh: “E pashë këtë si një mundësi për të kontribuar në një kompani sfiduese, me mendime progresive dhe pionere. Doja të sfidoja veten në një mjedis multinacional, të mësoja dhe të rritesha së bashku me njerëz që janë të apasionuar, me mendje të hapur, të nxitur nga rezultatet dhe të etur për rritje personale dhe profesionale. Këto arsye ishin ndër arsyet që më shtynë më shumë të bashkohesha me kompaninë, dhe mund të them me gjithë zemër se kompania i ka përmbushur këto pritshmëri, mezi pres këtë udhëtim emocionues për të ardhmen.”
Për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e kësaj familje të madhe me mundësi të larmishme të rritjes, mund të aplikoni përmes linkut të mëposhtëm:
https://pages.beamery.com/coca-colahellenic/form/cchbcsales2021/sign-up?vacancy=ziNtPuG0B
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Trump: E gjithë bota po na grabit

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker