Nga: Bajram Mjeku
Derisa shumica e kosovarëve sapo kapërcejnë Qafën e Morinës ia mësyjnë bregdetit shqiptar, në maj të këtij viti, së bashku me tre miq, vendosëm për një vizitë dhe itinerar ndryshe. Në Prishtinë vendosëm ta vizitonim Burgun e Spaçit!
Sapo gjendesh në hapësirat e këtij burgu mizor, imazhi i të cilit ende mban peng kujtesën shqiptare, të krijohet ndjesia sikur brenda atyre mureve të ndalet fryma, derisa po aty ka ndaluar jeta e mijëra shqiptarëve të ndjekur nga diktatura komuniste, hija e së cilës ende nuk e ka braktisur as mendësinë, as shtetin shqiptar tridhjetë vjet më vonë.
Derisa mbretëronte heshtja, jam ndier dy herë keq për mijëra shqiptarë që me vite të tëra kanë mbijetuar midis asaj gryke mizore dhe për shumë sish që kanë vdekur aty … U ndjeva keq edhe për mikun tim të çmuar, Skënder Berishën nga Peja, i cili po ashtu ka bërë burg politik në vitet tetëdhjetë në Kosovë. Gjatë katër viteve sa ka qëndruar në burg, Skënderi ka mbijetuar nën zhguallin e hetuesisë, prandaj ka bërë mbijetesë të rëndë e mizore.
Për aq kohë sa qëndruam aty, as edhe një herë të vetme nuk kam folur. Ishin muret e këtij burgu që flisnin për vuajtjet e gjithë atyre njerëzve.
Tash disa vjet, shteti shqiptar ka filluar të bëj njëfarë rinovimi, por që ende nuk ka përfunduar si në legjendën e Rozafatit. Duket që edhe nuk do të përfundojë, pasi shtetin shqiptar edhe sot e qeverisin bijtë e atyre që e kanë ngritur këtë burg dhe që e kanë katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët deri në pikën sa ende nuk e kanë marrë veten.
Derisa 23 gushti është data e kujtesës së krimeve kundër njerëzimit të kryera nga diktatura komuniste, jam fort i bindur që perdja në teatrin shqiptar ende nuk ka rënë. Drama vazhdon të luhet me aktorë, të cilët megjithëse nuk duken në skenë, rolet e tyre vazhdojnë t’i luajnë mbrapa kulisave…
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Shfaqja që thërret njerëzoren!
“Dekalogu” i Ballit Kombëtar
Jeta në komunizmin shqiptar
Masonët në kufirin midis faktit dhe sajesës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë