LAJMI I FUNDIT:

Bien dukshëm temperaturat në pjesën e mbetur të javës

Bien dukshëm temperaturat në pjesën e mbetur të javës
Foto: Arkiv

Nga e premtja vranësira të ndryshueshme dhe më ngrohtë.  Të dielën sërish freskët e me shi.

Sipas Prishtina Weather në ditët e ardhshme mbetet mot më i paqëndrueshëm.

Ditën e enjte parashihet mot më i freskët dhe me të reshura të dobëta shiu, që deri në orët e mbrëmjes pushojnë.


Nga dita e premte do të mbajë mot më i ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme, e nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.  Ditën e diel sërish masa më të ftohta ajrore depërtojnë në vend që sjellin te një zbritje e temperaturave dhe reshje lokale shiu.  Ditën e hënë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jo aq i ngrohtë.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, vende-vende mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV në kushtet e motit më të kthjellët mbetet i lartë, ku rekomandohet që të kufizojmë qëndrimin në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16C.

26.08 – Më freskët. Kryesisht me vranësira, me mundësi për reshje të dobëta shiu që nga orët e mëngjesit, e gjatë ditës me intervale me diell, e vende-vende edhe me bubullima.

27.08 – Kryesisht me diell, e me vranësira kalimtare gjatë ditës.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

28.08 – Vranësira dhe intervale me diell.

29.08 – Më freskët, kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu.

30.08 – Kryesisht me diell.

Temperaturat do të jenë të ndryshueshme këto ditë, me minimale që zbresin deri në 10C, e maksimalet nga 24C, ditën e enjte rriten deri në 28C, të premten, e të dielën zbresin edhe deri në 22C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 5-13m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori