LAJMI I FUNDIT:

Modelja e Playboyt bëri ofertë tronditëse për faculetën e Messit, ajo ka plane speciale për të

Modelja e Playboyt bëri ofertë tronditëse për faculetën e Messit, ajo ka plane speciale për të

Një modele e Playboy planifikoi të “pozonte lakuriq” me faculetën që Lionel Messi përdori në konferencën e tij të lamtumirës për shtyp në Barcelonë , pasi paraqiti një ofertë të guximshme për të.

Magjia legjendare e argjentinasit te katalunasit përfundoi në këtë verë, pasi klubi spanjoll nuk ishte në gjendje ta nënshkruante atë me një kontratë të re.

Superylli 34-vjeçar ishte gati të ulur pagën e tij në mënyrë që të nënshkruajë një marrëveshje të re në mes të krizës financiare të Barcelonës.


Credit: PA

Por, rregullat financiare të La Ligës e penguan gjashtë herë fituesin e Topit të Artë të zgjasë qëndrimin e tij në Camp Nou, me legjendën e klubit që kaloi si lojtar i lirë te Paris Saint-Germain.

Messi i fshiu lotët duke përdorur një faculetë, teksa ishte tejet i pikëlluar për një aventurë që zgjati për 21 vite.

Faculeta e përdorur e ish-kapitenit të Barcelonës do të shfaqet më vonë në një ankand ndërkombëtar, aty ku thuhet se do të ketë një çmim fillestar një milion euro.

Del në ankand faculeta, me të cilën Messi fshiu lotët - një milion euro është çmimi fillestar
Lexo po ashtu Del në ankand faculeta, me të cilën Messi fshiu lotët - një milion euro është çmimi fillestar

Modelja e Playboy-t, Luana Sandien ka pohuar se ajo ka bërë një ofertë marramendëse prej 600,000 dollarësh për faculetën, sipas The Daily Star.

“Unë ofrova 600,000 dollarë për të marrë faculetën e Messit, derisa ajo nuk shfaqet më”, bëri të ditur ajo.

“Unë dhashë më shumë se gjysmën e shumës së reklamuar duke besuar se do të fitoja, por reklama u zhduk pas ofertës sime, nga askund”.

Credit: Luana Sandien/Instagram

“Reklama doli nga askund, pa dhënë më shumë informacion në lidhje me rezultatin e çështjes, kështu që ne nuk e dimë nëse dikush e bleu faculetën ose nëse reklamuesi hoqi dorë nga ideja”.

“Shpresoj se ia arrita.”

Modelja braziliane tha se ishte “një nga përvojat e mia më të mira” të pozoja për Playboy Africa me një fanellë të Barcelonës.

Daily Star raporton se shitjet e fanellave u rritën 50 për qind si rezultat i ‘fanellës’ së saj të Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni janë finalistët e Big Brother VIP Kosova

Xheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni janë finalistët e Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë

Magazina
Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Magazina

"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më

Magazina
Gerta pyet Gjestin nëse do të lidhej me Eglin, banori habit me përgjigjen

Gerta pyet Gjestin nëse do të lidhej me Eglin, banori habit me përgjigjen

Magazina

"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori