LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i Kaio Jorge është më i rëndë dhe mund të mungojë një muaj

Lëndimi i Kaio Jorge është më i rëndë dhe mund të mungojë një muaj
(Foto: Twitter/JuventusFC)

Kaio Jorge duket se nuk e ka nisur mirë të Juventusi, pasi një lëndim në kofshë mund ta lë jashtë fushe për një muaj.

Sky Sport Italia bën të ditur se talenti brazilian, i cili e kishte lënduar kofshën e këmbës së majtë dhe pritej të kthehej pas 10 ditësh, mund të mungojë për një periudhë më të gjatë.


Sipas këtij mediumi, në ditët në vijim, Bianocnerët do të japin lajme të reja lidhur me situatën dhe deri të mërkurën pritet të bëhet njoftimi zyrtar.

Kaio Jorge tregon ambiciet me Juventusin dhe zbulon arsyen pse mori fanellën me numër 21
Lexo po ashtu Kaio Jorge tregon ambiciet me Juventusin dhe zbulon arsyen pse mori fanellën me numër 21

19-vjeçari nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Juventusin, pasi Zonja e Vjetër arriti marrëevshje prej 1.5 milion eurosh me Santosin.

Megjithatë, Jorge duhet ta presë debutimin e tij me klubin italian ndoshta deri në fund të shtatorit. /Telegrafi/