LAJMI I FUNDIT:

Londra frymon kaltër, Chelsea merr fitore të pastër në derbin ndaj Arsenalit në Emirates

Londra frymon kaltër, Chelsea merr fitore të pastër në derbin ndaj Arsenalit në Emirates

Chelsea e ka mposhtur Arsenalin në Emirates Stadium me rezultat 2-0 në kuadër të javës së dytë në Ligën Premier.

The Gunners e filluan më mirë takimin, mirëpo ishin The Blues që kaluan në epërsi.


Pas vetëm 15 minutash lojë, Romelu Lukaku debutoi me gol te Chelsea me një asistim te Reece James.

Arsenali më pas tentoi të rikthehej, por mysafirët që drejtohen nga Thomas Tuchel e morën edhe posedimin e topit.

Kjo bëri që të shënohej edhe goli i dytë, e që u realizua nga James në minutën e 35-të, duke u asistua nga Mason Mount.

Pjesa e dytë nuk pati gola, mirëpo nuk munguan rastet ideale për të tundur rrjetën.

Ishte minuta e 58-të kur Mason Mount lëshoi një rast të mirë, por që ajo shkoi vetëm pranë shtyllës së majtë.

Dy minuta më vonë, Rob Holding lëshoi një rast të artë, pasi goditja e tij përfundoi anash shtyllës vertikale.

Një tjetër mundësi të artë për Chelsean e lëshoi Lukaku, që në minutën e 78-të, nuk arriti të mposhte Bernd Lenon, por edhe që shtylla ishte në anën e gjermanit.

Blutë e morën këtë fitore të pastër në derbi, duke shkuar kështu në kuotën e gjashtë pikë në Ligën Premier.

Pas javës së dytë, Chelsea është në vendin e parë m gjashtë pikë, aq sa kanë edhe Liverpooli, Brightoni dhe Tottenhami, ndërsa Arsenali në të parafundit ende pa pikë.

Në xhiron e tretë, Chelsea do të ketë punë me Liverpoolin, ndërsa Arsenalin me Manchester Cityn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori