LAJMI I FUNDIT:

​Pavarësisht pandemisë dhe rritjes së rasteve me coronavirus, KQZ nuk mund të shkurtojë periudhën e fushatës elektorale

​Pavarësisht pandemisë dhe rritjes së rasteve me coronavirus, KQZ nuk mund të shkurtojë periudhën e fushatës elektorale

Me numrat aktualë të infektimeve në ditë dhe fushatën elektorale për zgjedhjet lokale ekziston frika se situata me pandeminë mund të përkeqësohet edhe më shumë.

Ligji e përcakton qartë se në zgjedhje të rregullta periudha e fushatës zgjatë 30 ditë.

Mirëpo, ekspertët dhe shoqatat e pacientëve apelojnë për fushatë më pak se një muaj, por nga KQZ thonë se kjo është e pamundur dhe se vetëm presin rekomandimet e institucioneve shëndetësore për të respektuar masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.


Nënkryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Xhemajl Selmani tha për KosovaPress se kësaj radhe duhej bërë përjashtim dhe të mos ketë fare tubime me prani fizike.

Ai thotë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit u rritën numrat pikërisht për shkak të fushatës, prandaj apelon qytetarët që të shmangin tubimet ndërsa ata që të shkojnë të respektojnë masat për hir të shëndetit të tyre.

“E ka treguar edhe fushata e kaluara që menjëherë pas zgjedhjeve janë rritur numrat. Mendoj që jo vetëm të shkurtohet fushata, por edhe të mos mblidhen njerëzit nëpër tubime të partive politike. Megjithatë, pjesa militante e partive politike është vështirë të ndalohet nëpër tubime, por të paktën t’ju përshtaten rregullave, distancimit nga njëri-tjetri, mbajtjes së maskave, mbajtjes higjienës, ato që preferohen nga ekspertët dhe të mos ketë numër të madh të të mbledhurve nëpër ato tubime. Është vështirë që të ndalen dhe të kontrollohen, por me deshtë politikanët e bëjnë”, deklaroi Selmani.

Në të njëjtën linjë mendimi janë edhe nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës. Kryetari i saj, Besim Kodra parashikon rritje të numrit të rasteve të reja si dhe të atyre me fatalitet.

Kodra thotë se do të kërkojnë nga institucionet që të mos rrezikohet shëndeti publik për shkak të fushatës dhe kjo bëhet vetëm duke reduktuar periudhën e fushatës dhe duke respektuar masat gjatë takimeve elektorale.

“Nuk e di cili institucion mund të vendosë që mos të ketë fushatë fare ose të dizajnohet në atë formë që të respektohen masat anti-COVID, përndryshe në qoftë se do të kemi fushatë sikurse fushatën e kaluar me këtë pozitivet (të infektimeve) sa i përket COVID ne do të kemi shifra marramendëse të numri të infektuarve dhe nuk do ta përballojnë kapacitet spitalore dhe vdekjet do të jenë të pashmangshme.

Çdo veprim, organizim që është në kundërshtim me ato masa është i kundërligjshëm duke përfshirë edhe fushatën zgjedhore. Ne gjithmonë qëndrojmë mbrapa asaj që nuk duhet të rrezikohet shëndeti publik pa marrë parasysh çfarë organizmi kemi, edhe fushatë zgjedhore. Padyshim që do t’i bëjmë kërkesë që të reduktohet në maksimum fushata dhe të mos ketë rrezikim të shëndetit publik”, u shpreh Kodra.

Megjithatë, kërkesa për të shkurtuar periudhën e fushatës duket se nuk ka një bazë ligjore. Nga KQZ thonë se kjo është e pamundur për shkak se ashtu rregullohet me Ligjin për zgjedhje lokale dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi deklaroi për KosovaPress se tashmë janë përcaktuar datat për mbajtjen e fushatës që nis më 16 shtator.

Sipas tij, mbetet në dorën e institucioneve shëndetësore që të bëjnë rekomandimet se si duhet të zhvillohet fushata në mënyrë që të mos rrezikojë shëndetin publik.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar datat për mbajtjen e fushatës zgjedhore, pra të tubimeve të subjekteve politike dhe kjo fushatë fillon me datën 16 shtator deri më datë 15 tetor. Pra, kjo periudhë një mujore e fushatës zgjedhore është veçse e përcaktuar me Ligjin për zgjedhje të përgjithshme dhe me rregulla zgjedhore për tubime dhe njoftimet e subjekteve politike sepse ne jemi në rrethana në kohë të zgjedhjeve të rregullta lokale të cilat organizohen brenda afateve që veçse janë të përcaktuar me ligj.

Në këtë drejtim KQZ kur ka përcaktuar datat e mbajtjes së fushatës zgjedhore është mbështetur në ligj dhe nuk ka ndonjë mundësi që të shkurtohen nga KQZ”, u shpreh Elezi.

Javën e fundit në Kosovë janë rritur rastet ditore me COVID-19 ndërsa prej të premtes kanë hyrë në fuqi masat e reja.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori