LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku në Pejë: Mobilizimi ynë fillon tash

Abdixhiku në Pejë: Mobilizimi ynë fillon tash

Kandidatë për kryetarë komunash, së bashku me anëtarë të kryesisë së LDK-së, kanë qëndruar në qytetin e Pejës, nga ku edhe ka filluar mobilizimi për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një statusi në Facebook, ka thënë se LDK në këto zgjedhje garon me ekipin më të kualifikuar në vend.

“Njerëz me integritet, përvojë, dije e vullnet të jashtëzakonshëm për ti shërbyer vendit. Kemi dëgjuar, po dëgjojmë, po kthehemi”, ka shkruar ndër të tjerash Abdixhiku.


Ky është postimi i tij i plotë:

“Erdhëm në Pejën e Dukagjinit, bashkë me gjithë kandidatët e LDK-së nëpër komunat Kosovës dhe me anëtarët e Kryesisë Qendrore. Gjatë pasdites e mbrëmjes, ndamë përvojat, morëm detyrat, bashkuam forcat e u zotuam për rikthimin e madh të shtëpisë së madhe.

LDK në këto zgjedhje garon me ekipin më të kualifikuar në vend. Njerëz me integritet, përvojë, dije e vullnet të jashtëzakonshëm për ti shërbyer vendit. Kemi dëgjuar, po dëgjojmë, po kthehemi.

Në këtë garë kemi gjashtë kryetarë aktual shembuj puna e të cilëve njeh vetëm mbështetje qytetare. Për herë të parë në historinë politike në vend, kemi tri gra kandidate e dy anëtarë të mërgatës që me dijen e bagazhin e tyre i sjellim vendit risi. LDK ka dhe veprimtarë të devotshëm e ekipe asambleistësh të përkushtuar nëpër gjithë Kosovën.

Mobilizimi ynë fillon tash. Të gjithë, për të gjithë.

Me besim në Zot, me dashuri për shtet, me lidhje të fortë ndaj njëri tjetrit e bashkë tek qytetarët tanë, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon mbështetjen e secilit prej jush”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori