LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi: Lukaku kërkoi largimin, më tha se ëndrra e tij ishte Chelsea

Inzaghi: Lukaku kërkoi largimin, më tha se ëndrra e tij ishte Chelsea

Gjatë konferencës për shtyp në prag të startit në Serie A, Simone Inzaghi foli gjithashtu për lamtumirën e Romelu Lukakut me Interin.

Trajneri italian ka thënë se lojtari kërkoi largimin, duke pasur dëshirë të bashkohet me Chelsean.

“Ishte një largim i papritur, nuk ishte planifikuar. Unë, Marotta dhe Ausilio u përpoqëm, por djali ishte shumë i sinqertë”.


Inter, Inzaghi wants a Lukaku master of the area for the assault on Europe  - Fuzzy Skunk

“Unë e kuptoj pse ai vlerësohet kaq shumë nga të gjithë, ai erdhi tek unë me shumë edukim dhe më tha se Chelsea ishte ëndrra e tij dhe se zgjedhja ishte bërë”.

“Së bashku me drejtuesit biseduam, por ai tashmë kishte vendosur. Tani Dzeko ka mbërritur dhe një sulmues tjetër do të vijë”, ka thënë Inzaghi. /Telegrafi/